E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet publike, 3 mijë vende të lira

Megjithatë, rezultatet zyrtare janë dhënë për Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik. Sipas të dhënave të UT-së, në këto fakultete kanë mbetur rreth 631 vende bosh në të 8 fakultetet.

 Numrin më të lartë të kuotave të paplotësuara e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 135 vende, i ndjekur nga ai i Shkencave të Natyrës me 124 vende. Në Fakultetin Ekonomik nuk janë regjistruar 123 fitues, në atë të Histori-Filologjisë 34 fitues. Nga të dhënat e sekretarive mësimore rezulton se Fakulteti i Drejtësisë ka 45 vende bosh, i Mjekësisë 55 vende, ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale ka 46 vende të lira.

Universiteti i Tiranës
Në total 631 vende të lira

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja          135 kuota
Fakulteti i Shkencave të Natyrës           124 kuota
Fakulteti Ekonomik             123 kuota
Fakulteti i Histori-Filologjisë         34 kuota
Fakulteti i Drejtësisë             45 kuota
Fakulteti i Mjekësisë             55 kuota
Fakulteti i Shkencave Sociale         46 kuota

Ndërkohë edhe në Universitetin Politeknik ka rreth 212 kuota të paplotësuara. Sipas të dhënave nga ky Universitet, më shumë kuota të paplotësuara ka Inxhinieria e Ndërtimit, e cila është një degë mjaft e kërkuar e pasuar nga Inxhinieria Gjodogjike, me 22 vende të lira. Në Degën e Arkitekturës ka mbetur vetëm një vend bosh, ku gara do të jetë shumë e madhe, për shkak se kjo degë është tejet e kërkuar.

Kuotat e plotësuara
Inxhinieri mekanike 17 kuota
Inxhinieri Materiale 4 kuota
Inxhinieri Tekstile Mode 13 kuota
Inxhinieri Ekonomike 8 kuota
Inxhinieri Informatike 15 kuota
Inxhinieri Telekomunikacioni 5 kuota
Inxhinieri Elektronike 7 kuota
Inxhinieri Mekatronike 14 kuota
Inxhinieri Elektrike 3 kuota
Inxhinieri Elektrike (Automatizim Industrial ) 7 kuota
Inxhinieri Gjodogjike 22 kuota
Inxhinieri Burime Natyrore 17 kuota
Inxhinieri Gjeoinformatike 15 kuota
Inxhinieri Mjedisi 13 kuota
Arkitekturë 1 kuotë
Inxhinieri Ndërtimi 28 kuota
Inxhinieri Gjeodezi 3 kuota
Inxhinieri Matematike 8 kuota
Inxhinieri Fizike 11 kuota

25 shtatori është data kur do të shpallen listat përfundimtare të fituesve në shkollat e larta. Ata do të kenë 5 ditë kohë për t’u regjistruar pranë sekretarive të fakulteteve. /Start/

                                                                                             2011-09-20 09:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›