Dështon arratisja e të burgosurve në Fushë Krujë

Të dënuarit Altin Kodra, Gëzim Guri, Fran Marashi dhe Prel Vucaj, pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma, poshtë dritares së tyre, kur janë vënë re nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.
Të burgosurit kanë prerë hekurat me një mjet me majë diamanti, por sapo po vinin në jetë planin e tyre, ata janë pikasur nga gardianët e burgut, ku edhe është dhënë alarmi.
Gjatë gjithë natës së shkuar, policë të shumtë kanë ruajtur burgun në fjalë për të mbajtur situatën nën kontroll. Burime nga burgu i Fushë Krujës thanë se arratisja e 3 të burgosurve u ndalua momentet e fundit. Për ish-anëtarin e Bandës së Urës Vajgurore, kjo është hera e dytë që tenton të arratiset, pas të parës në vitin 2008. Fran Marashi u ekstradua nga Italia më 22. 08. 2006.
Ai akuzohet si një ndër pjesëtarët më aktivë të bandës së Urës Vajgurore ku në trazirat e 1997 mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas vendimit gjyqësor më datën 17.6.1997, në Urën Vajgurore, afër Beratit, vrau me armë zjarri punonjësit e policisë, Miltiadh Koci, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano dhe plagosi rëndë punonjësit e policisë, Thimi Tanku e Ylli Dhamo; njëkohesisht u vra edhe shtetasi Ilir Bani. /S.Ll/Start/
2011-09-20 09:18