E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet një shtetas për drogë

Për sasinë e drogës një shtetas është arrestuar dhe një tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Në pranga ra Luçiano Ilmi Xhelo, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë për vjedhje, si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Endrit Vildan Bektashi, 24-vjeç, banues në Tiranë.

Kapja e këtyre shtetasve u bë mbrëmë në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku shtetasi Luçiano Xhelo u kap duke shitur dozë të dyshuar lëndë narkotike Heroinë e cila pas peshimit rezultoi 0.9 gramë. Policia sekuestroi edhe një telefon të markë Nokia dhe një motor Papaq.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 09:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›