E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje 61-vjeçari, pranga shkaktarit

Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur kur një automjete kamionçinë drejtuar nga shtetasi Edion Çelniku, duke qarkulluar në drejtim të rreth- rrotullimit të Doganës ka aksidentuar këmbësorin Mitat Nuri Hajdari, 61-vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Fier, i cili po kalonte nga e djathta në të majtë të rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari u dërgua në spital, por më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi Çelniku 33-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i aksidentit. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Tirane për veprën penale “Shkelje rregullave të qarkullimit rrugor”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 10:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›