E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, shpallen 5 mije kuota bosh Luljeta Ndoka

Ministria e Arsimit dhe e Shkences publikon tabelen me kuotat e parealizuara, ne te gjitha universitetet publike te vendit. Ne total, vendet qe kane mbetur bosh jane 3419, ndersa sipas MASH, ne dispozicion te kandidateve jane edhe 1354 kuota te tjera, te cilat nuk jane preferuar nga maturantet e sivjetme. Keshtu, ne total kemi plot 4773 kuota ne dispozicion te maturanteve, te cileve u rritet preferenca, apo te atyre qe nuk kane pasur mundesi te fitojne. Sipas burimeve nga MASH, nga kuotat e paperzgjedhura mund te perfitojne edhe maturantet qe jane shpallur kalues nepermjet provimeve te dhena ne sezonin e vjeshtes, te cilet do te kene mundesi te plotesojne formularin e posacem, A3.

Kuotat

Jane dy kategori kuotash qe shpall Ministria e Arsimit si te parealizuara. Kategoria e pare ka te beje me ato dege te cilat jane fituar nga maturantet, por qe per arsye te ndryshme nuk jane regjistruar ne to. Ose nuk u ka pelqyer dega ku jane shpallur fitues, ose ekziston edhe mundesia tjeter qe ata kane fituar te drejten e studimeve ne universitetet jashte vendit, dhe kane zgjedhur pikerisht ato. Ndersa kategoria e dyte e kuotave qe jane ne dispozicion te kandidateve, ka te beje me ato dege te cilat nuk jane preferuar nga maturantet, pra nuk jane zgjedhur nga ana. "Keto 1354 kuota mund te jene kontingjent per formularin A3, i cili pritet te shpallet se shpejti", mesohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Brenda ketyre dy diteve, pritet qe MASH te shpalle listen me fituesit perfundimtare, pikerisht ne saje te ketyre vendeve te mbetura bosh. Efekti mund te coje drejtperdrejt ne rritjen e preferences per maturantet qe kane fituar ne preferencen e dyte deri ne te dhjeten, ndersa ata qe kane fituar ne preferencen e pare, nuk kane se cfare te ndryshojne.

Formulari A3

Brenda pak ditesh, specialistet e MASH do te hartojne Formularin A3. Ai do te jete i ngjashem me formularin A2, te shpallur ne qershor, nga ku u zgjodhen deri ne 10 dege. Edhe formulari i pritshem A3 do te funksionoje ne te njejten menyre. Pozitive per kategorine qe nuk ka fituar ndonje te drejte studimi ne 11 universitetet publike te vendit, eshte se ata do te kene mundesi t'i zgjedhin nga e para keto dege, sigurisht aty ku ka vende bosh. Ne kete kategori, hyjne edhe maturantet qe kane ngelur ne ndonjerin prej provimeve te Matures Shteterore te sesionit te pare, porse kane arritur te shpallen fitues ne sesionin e vjeshtes. Sipas MASH, gjithcka do te behet sipas sistemit Merite-Preference, pra duke i dhene maturantit degen e kerkuar, nese ai e perligj kete me rezultatet qe ka arritur te marre ne provime. Rezultatit do t'i bashkengjiten te gjithe komponentet e formules se llogaritjes se pikeve.

Afatet per regjistrime

Sipas udhezimit te Ministrit Tafaj, kandidatet, te cilet ne listat perfundimtare jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit ndermjetem, do te cregjistrohen nga vete sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare. Keta kandidate, terheqin dosjen individuale nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar dhe regjistrohen ne programin e studimit, ne te cilin jane shpallur fitues me listat perfundimtare. Sekretarite mesimore te Fakulteteve ne datat: 26-30 shtator 2011 prej ores 08:00-18:00, te kryejne cregjistrimet e ketyre kandidateve dhe te regjistrojne kandidatet e rinj fitues, sipas listave perfundimtare te derguara nga MASH-i. Veprimet e cregjistrimit te ndermjetem dhe ato te regjistrimit perfundimtar te kandidateve te rinj, te dokumentohen ne regjister te vecante. Ne kryerjen e procedures se regjistrimit perfundimtar ne sekretarite mesimore te fakulteteve, kandidatet fitues qe jane ngjitur ne preference me te larte kundrejt regjistrimit te ndermjetem, nenshkruajne ne momentin e regjistrimit per dorezimin e dokumenteve, ne regjistrin e vecante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›