E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita pa makina, Basha i hipen i pari bicikletes

Qe te zbatohet nje ligj apo urdher, shembullin duhet t'a jape i pari ai qe e ka miratuar vete. E njejta logjike, ndodh edhe me respektimin e nje dite boterore, sic eshte ne rastin konkret "Dita pa Makina", mesazhin e se ciles duhet t'a transmetoje si fillim, i pari i qytetit. Pikerisht ne kuader te kesaj dite, kreu i bashkise se Tiranes do t'i hipe i pari bicikletes per te shkuar ne pune, por shembullin e tij do ta ndjekin edhe punonjesit e Bashkise se Tiranes. E, ata qe nuk disponojne nje biciklete, fare mire mund t'a marrin me qira prane Rruges se Elbasanit, apo Parkut te Liqenit. Si deshmi e angazhimit per pastertine e qytetit dhe reduktimin e ndotjeve, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe cdo punonjes i saj do te paraqiten neser ne pune me biciklete, ne kembe ose me mjete te transportit publik, per te perqafuar mesazhin e pakesimit te ndotjes se ajrit dhe te lehtesimit te trafikut. Zedhenesja e bashkise, Anila Bisha ftoi dje publikisht qytetaret qe t'i pergjigjen edhe ata ketij mesazhi, dhe te japin kontributin e tyre per qytetin ne diten pa makina. "22 shtatori eshte Dita pa Makina. Ky eshte nje moment per te dhene nje mesazh, per t'u kujdesur per qytetin tone, per ajrin qe thithim ne, te afermit dhe femijet tane", tha Bisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›