E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti BEDËR, konferencë për shkencat humane

Universiteti Hëna e Plotë (BEDËR) ka organizuar konferencën e parë ndërkombëtare me temë :"Dimensione shpirtërore në shkencat Humane", e cila ka si qëllim të sjellë në të njëjtën platformë shkencën dhe spiritualitetin si një realitet universal.

“Hendeku i krijuar midis shkencave ekzakte dhe fesë është një temë mbi të cilën janë bërë shumë diskutime. Ky hendek vihet re më qartë midis njeriut dhe shkencave shoqërore, në përgjithësi spiritualizmit, në vecanti fesë. Unë jam i mendimit se kjo ndarje tregon ndikime të mëdha” u shpreh dekani i universitetit Ajhan Tekinesh.
 

E pranishme ,Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se nuk ka gjë më fondamentale tek njerëzit se dimensioni shpirtëror. Këto veprimtari shkencore i hapin dyert Shqipërisë drejt Evropës.
 

Pjesë e konferencës ishin përfaqësues të trupit Diplomatik, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe studentë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›