Megatek nxit shkollat profesionale, test-konkurs për nxënësit
Nxënës të shkollave të mesme profesionale kanë qenë pjesë e një konkursi,duke shprehur njohuritë e marra në shkollë, në sajë të aktivitetit të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Megatek. Megatek ka ofruar një gamë të gjerë artikujsh, me anë të së cilës nxënësit janë njohur me të rejat më të fundit të teknologjisë, me qëllim përmirësimin e njohurive të marra në fushat përkatëse.
Konkurset janë të drejtimit elektrik, hidraulik dhe përpunim druri. Për cdo drejtim Megatek dhuron një cek prej 3.000 eurosh, si dhuratë për laboratorin e shkollave fituese, me qellim përmirësimin e tyre duke i pajisur me produkte profesionale. Konkursi vazhdon edhe në dy ditët në vazhdim.