E Hënë, 2 Nëntor 2026

Universiteti “Fan Noli” – Vlerësim maksimal Masteri Shkencor Kulturë, Media dhe Editim

Masteri i Shkencave në Kulturë Media dhe Editim pranë Universitetit “Fan Noli“ të Korçës është akredituar nga Agjencia e Akreditimit me një vlerësim maksimal për një periudhë pesë vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i Departamentit të Gjuhë Letërsisë Profesori i Asociuar, Eris Rusi, i cili tha se ky vlerësim i bashkëngjitet vlerësimeve maksimale për programin Bachelor Gjuhë-Letërsi dhe programin 2-vjeçar mbështetës zyre.

“Departamenti i Gjuhë-Letërsisë ofron 2 mastera shkencor një prej të cilëve ka vite që është një ndalesë e rëndësishme për studentët”, u shpreh Rusi.

Sipas Rusit akreditimi i këtij masteri shkencor është një dëshmi e qartë se puna në universitetin Fan Noli bëhet ashtu si duhet, ndërsa puna në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë i ka meritat e veta jo vetëm te studentët që përfundojnë studimet pranë këtij departamenti, por edhe te ata studentë të cilët e shohin këtë departament si një pikë mbështetëse ku diploma e tyre është e akredituar dhe ka vlerë dhe rëndësi specifike në tregun e punës. Oferta akademike e departamentit Gjuhë-Letërsi për këtë vit, përfshin edhe aplikimin për një program doktorature, mobilitetet e studenteve, projektet dhe kërkimin shkencor.

Gazetare:  K. Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›