Universiteti Illyria, tryezë për gjakmarrjen

Diskutimi rreth domosdoshmërisë së angazhimit për parandalimin e krimit të vrasjes për hakmarrje apo gjakmarrje ka qenë tema kryesore ne tryezën e organizuar nga Universiteti Illyria, ku ka qenë i pranishëm edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Në fjalën e tij Totozani theksoi rëndësinë e rolit të Universiteteve në shërbim të publikut dhe rëndësinë që ka diskutimi i fenomenit të gjakmarrjes, si një shqetësim publik.Ky fenomen, është diskutuar gjerësisht edhe nga pedagogët dhe juristët e njohur.
Universiteti Illyria trajton vazhdimisht tema aktuale me studentët, pedagogët dhe përfaqësues nga shoqëria civile, këtë herë i ndalur në fenomenin e gjakmarrjes si plagë e shoqërisë, e cila kërkon ndërgjegjesim nga e gjithë shoqëria.