Plani i ri rregullues i Fierit, rishikim nga e para
Plani i ri rregullues i qytetit te Fierit me ligjin e ri ka kaluar per diskutime edhe njehere nga e para, duke mare per baze ndryshimet dhe propozimet e shpehura nga grupet e interesit.
Kete fakt e konfirmon drejtuesja e Urbanistikes se bashkise Fier, Renilda Hysenaj, sipas së cilës, pas miratimit nga Keshilli bashkiak te planit rregullues do te jete Keshilli kombetar i territorit ai qe do ti japë note kaluese ketij plani.
Procesi sipas saj ka perfunduar, nderkohe qe eshte bere rishikimi i termilogjise dhe pershtatja me parametrat sipas ligjit per planifikimin e territorit. Ajo shton se ky plan pas miratimit ne Keshillin e bashkise do te behet depozitimi ne Keshillin kombetar te territorit ne Tirane.
Sipas saj ka patur kerkesa nga ndertuesit e Fieirt, por keto ato jane reduktuar pjeserisht. Ajo thote se se shpejti mund te filloje puna deri sa te zbardhet planit i ri rregullues, me qellim qe te operohet me parametra të rinj.