E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli, 3 raporte për tregun e punës

Këshilli Kombëtar i Punës

Më shumë formim profesional e luftë informalitetit

Në mbledhjen e parë për vitin 2012, në Këshillin Kombëtar të Punës u diskutuan dhe konsultuan me partnerët socialë raportet vjetore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Shërbimit Social Shtetëror dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve prezantuan përpara 27 anëtarëve të Këshillit arritjet dhe sfidat e hasura nga to për vitin 2011 dhe objektivat për vitin 2012. Kreu i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Neshat Zeneli, bëri një pasqyrë të situatës së tregut të punës në Shqipëri dhe politikat që zbatohen nga ky institucion dhe zyrat e punësimit në të gjithë vendin për afrimin e ofertës me kërkesën në tregun e punës, informatizimin e sistemit dhe forcimin dhe modernizimin e formimit profesional. Drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vikrita Çuto, u ndal në situatën e marrëdhënieve të punës, informalitetit në tregun e punës dhe në punën e fëmijëve. Sipas Çutos, plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe fushatat sensibilizuese për informimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve rreth tij po sjell ndërgjegjësim më të madh të partnerëve për domosdoshmërinë e marrjes së masave paraprake për të garantuar jetën dhe shëndetin e punonjësve në vendin e punës. Mihal Naço, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, u ndal në punën e bërë për modernizimin e shërbimeve ekzistuese dhe ngritjen e shërbimeve të reja për të gjitha kategoritë dhe të gjitha tipologjitë.

Aksidentet
Gjatë vitit 2011 janë regjistruar 126 të aksidentuar në punë, nga të cilët 26 kanë përfunduar me humbjen e jetës. Duke i klasifikuar aksidentet sipas llojit të aktivitetit, rezulton se për vitin 2011, sektorët më të prekur janë: Sektori Ndërmarrjeve Prodhuese ka 21.4% të aksidentuarve, Sektori Miniera ka 21.4% të aksidentuarve. Sektori i Ndërtimit ka 13% të aksidentuarve.

Pa kontrata
Në subjekte private të inspektuara për herë të parë nga ISHP, 15.5% e punëmarrësve janë evidentuar pa kontrata pune individuale. Ndërsa në subjektet e inspektuara jo për herë të parë nga ISHP rezulton se vetëm 4.7% e punonjësve janë pa kontrata pune individuale. Punëmarrës të padeklaruar në zyrat e punës janë, sipas të dhënave, 8032 punëmarrës, ose 5.8% e punëmarrësve.

Statistikat per punesimin
Pranë zyrave të punësimit 16,074 oferta pune.

Rajonet me oferta më të  larta pune janë Tirana me 4 353 ose 27% të totalit,
Durrësi me 3,082 oferta ose 19% të totalit,
Fieri me 1,441 ose 9%
Vlora me 1696 ose 10.5%,
Korça me 1354 ose 8.5%

Rajonet me më pak oferta janë:
Dibra e Kukësi, me rreth 400 oferta pune gjatë vitit.

Ndërmjetësimet:
Gjatë vitit 2011 nëpërmjet shërbimeve të punësimit janë punësuar 12,749 persona.

Sektorët dominontë:
Industria përpunuese – 4,754 punësime (1,546 në industrinë e tekstileve dhe veshjeve, 1,430 në industrinë e lekurëve dhe këpucëve, 1,405 në industritë e tjera),
Ndërtimi 2,033 punësime,
Fusha e informimit dhe komunikimit 1,450 persona,
Fusha e shërbimeve të tjera 1,143 persona,
Tregëtia me shumicë dhe pakicë 1,000 persona.

Janë të regjistruar 143 002 punëkërkues të papunë.

Sipas grupmoshave
15.6%  punëkërkues të papunë janë të grupmoshës deri në 25 vjeç,
22.9% janë të grupmoshës 25-34 vjeç,
26.7% janë të grupmoshës 35-45 vjeç
34.6% jane të grupmoshës mbi 45 vjeç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›