E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Universiteti Politeknik panair pune për studentët, 40 kompani ofrojnë punësim dhe praktika mësimore

Studentët e Universitetit Politeknik të cilët janë të interesuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore i janë drejtuar sot panairit të punës, i ngritur në ambientet e korpusit qendror të universitetit. Të rinjtë e interesuar patën mundësi të dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e 40 kompanive pjesëmarrëse.

Mundësinë për t‘u punësuar duket se kanë studentët më të mirë, ndërsa praktikat mësimore kërkohen më së shumti nga studentët e viteve të para dhe të dyta ku nevoja për eksperiencë është edhe më e madhe.

Rektori i Universitetit Politeknik Andrea Maleqari ka sqaruar se ky panair është një mundësi e mirë për të lidhur studentët me tregun e punës.

Ballafaqimi i studentëve me tregun e punës është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtasin kurrikulat me nevojat që ka tregu për të përgatitur të rinjtë të aftë për punë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›