Në ditën e 7 Marsit, pedagogët në harresë

Edhe pse janë shkalla më e lartë e piramidës arsimore pedagogët janë ata që në ditën e 7 Marsit lihen në harresë.
Lulet janë një luks që nuk e pretendojnë por në një moment të tillë pak vëmendje nuk do u bënte keq. Sot në asnjë prej fakulteteve të Tiranës, nuk sheh të rinj dhe të reja me tufa lulesh, ndryshe nga gjimnazi apo shkollat 9-vjeçare.
Studentët ja lënë moshës këtë sjellje të ftohtë festive me pedagogët, ose faktit që, qysh nga klasën e parë kanë dhuruar plot lule.