Universiteti “YLIRIA”, mastera me 12 vendet e Ballkanit

Universiteti “Yliria” bëhet pjesë e marrëveshjes Adriatic Linked Universities. Në bazë të kësaj studentët e këtij universiteti do të kenë mundësi që te shkëmbejnë eksperienca si dhe të realizojnë mastera të përbashkët me studentët nga 12 vende të Ballkanit.
Sipas zv.Rektorit të Yliria tashmë për këtë universitet vendosen objektiva që të konkurohet denjësisht.
“Yliria” ishte i vetmi universitet shqiptar që mori pjesë në konferencën e Universiteteve te Adriatikut qe krijoi ALU-m.Marrëveshja e nënshkruar synon ndër të tjera të përsosë akoma më shumë procesin arsimor.