Universiteti i Durrësit diplomon mbi 700 studentë

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" të qytetit bregdetar. Rektori Mithat Mema vlerësoi punën e studentëve diplomantë të fakulteteve të shkencave të administrimit, edukimit profesional, si dhe fakultetin e edukimit.
Universiteti "Aleksandër Moisiu" është hapur në vitin akademik 2006-2007 dhe ky është grupi i tretë i diplomantëve. Në këtë universitet ofrohen 47 programe studimi të nivelit të parë si dhe 13 programe të nivelit të dytë. Gjatë këtij viti akademik në universitetin e Durrësit kanë vazhduar studimet rreth 6000 studentë në gjashtë fakultete si dhe në filialin e Peshkopisë. /Start/
2011-07-21 14:25