Universiteti i Tiranës do akreditohet nga një agjensi e huaj
Universiteti i Tiranës do të akreditohet nga një agjensi e huaj. Rektori i universitetit Dhori Kule, vendos t'u japë fund debateve vlerësimin dhe matjen e standarteve të universitetit më të madh të vendit. Kështu, pasi fakultetet e këtij universiteti të përfundojnë vlerësimin e brendshëm, do të kontraktohet një agjensi perëndimore për ta akredituar. Rektori Kule, pretendon se nismat e fundit të universitetit, synojnë të arrijnë parametrat me simotrat perëndimore, pasi sipas tij vetëm ato janë konkurrente të denja të këtij korpusi. Me procesin e akreditimit dhe zgjerimin e kapaciteteve mësimore Universiteti i Tiranës, shpreson të zgjidhë dy prej problemeve më të mëdha të tij.