E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës, ja kuotat sipas fakulteteve

Autori i Lajmit: red.
Universiteti i Tiranës për vitin akademik 2008-2009 propozon 350 kuota më shumë për sistemin me kohë të plotë dhe 850 kuota për sistemin part-time

Kuota pa limit në Fakultetin e Ekonomisë në degët Biznes-Financë dhe në degën e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Këtë vit në Universitetin e Tiranës pritet të pranohen 5826 studentë, 850 prej të cilëve do të jenë me kohë të pjesshme dhe 221 u takojnë studentëve nga trojet shqiptare. Kështu për vitin akademik 2008-2009 maturantët do të kenë më shumë vende të lira për t u pranuar në Universitetin e Tiranës. Në krahasim me një vit më parë për vitin akademik 2008-2009 janë propozuar 350 vende më shumë. Fakultetet e Universitetit të Tiranës, në kuadrin e zbatimit të politikës së Qeverisë për masivizimin e universiteteve, kanë propozuar kuota në rritje, rreth 350 vende më shumë se një vit më parë, ku u shpallën 4.840 kuota pranimi.
350 kuota për sistemin me kohë të plotë
Për sistemin me kohë të plotë janë propozuar 350 kuota më shumë, nga të cilat 250 janë për studentët shqiptarë dhe 99 janë për kandidatët nga trojet shqiptare, kryesisht për studentët që vijnë nga Kosova.
850 kuota për sistemin part-time
Fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë propozuar edhe 850 kuota part-time në dy fakultetet Histori-Filologji dhe ai i Juridikut. Gjithashtu pritet të ketë edhe kuota pa limit në Fakultetin e Ekonomisë në degët Biznes-Financë dhe në degën e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Kuotat në degën e gjuhëve të huaja
Në degën e Anglishtes, Universiteti i Tiranës ka propozuar nga 25 kuota secili në filialet e universiteteve në Sarandë dhe në Kukës. Gjithashtu është propozuar që në proces të miratimit të strukurave në Universitetin e Tiranës, dega e Infermierisë të ketë 60 studentë në filialin e Kukësit.
Kuotat sipas fakulteteve
Universiteti i Tiranës në të gjitha fakultetet dhe degët e tyre propozon gjithsej 5826 kuota. Kështu në Fakultetin Histori-Filologji për vitin akademik 2008-2009, propozohen gjithsej 390 kuota. Degët e historisë, gjeografisë dhe gjuhë-letërsisë do të kenë nga 105 kuota secila. Ndërsa dega e gazetarisë do të ketë 75 kuota. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të ketë 730 kuota gjithsej në të gjitha degët e saj. Dega anglisht do të ketë 200 kuota pranimi, italishtja 110 kuota, frëngjishtja 100 kuota, gjermanishtja 100, rusishtja 40, greqishtja 50, turqishtja 40, spanjishtja 40, dega e anglishtes në Sarandë 25 dhe dega e anglishtes në Kukës 25 kuota. Fakulteti i Shkencave të Natyrës propozon gjithsej 660 kuota. Dega e matematikës ka 90 kuota, Inxhinieria Matematike dhe Informatike propozon 70 kuota, Fizika me 110 kuota, Biologji me 110 kuota, Kimia me 55 kuota, Informatika me 85 kuota. Fakulteti i Mjekësisë propozon 441 kuota. Fakulteti i Shkencave Sociale propozon 408 kuota. Fakulteti i Drejtësisë 1012 kuota. Fakulteti Ekonomik propozon 1270 kuota. Ndërsa Fakulteti i Infermierisë propozon 465 kuota gjithsej.

Box 1
Kuotat
Këtë vit në Universitetin e Tiranës do të pranohen 5826 studentë, 850 prej të cilëve do të jenë me kohë të pjesshme, dhe 221 u takojnë studentëve nga trojet shqiptare.

Kuotat e Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2008-2009

Fak.Hist-Filologji 370 20 450 390
Histori 100 5 150 105
Gjeografi 100 5 150 105
Giuhë-Letërsi 100 5 150 105
Gazetari 70 5 0 75
Fak.Gjuh. Huaja 710 20 0 730
Anglisht 180 20 0 200
Italisht 110 0 0 110
Frengjisht 100 0 0 100
Gjermanisht 100 0 0 100
Rusisht 40 0 0 40
Greqisht 50 0 0 50
Turqisht 40 0 0 40
Spanjisht* 40 0 0 40
Anglisht (Sarandë)* 25 0 0 25
Anglisht (Kukës)* 25 0 0 25
Fak.Shken.Natyrore 590 70 660
Matematike 80 10 0 90
Ixhinieri Matematike dhe Informatikë 60 10 0 70
Fizikë 100 10 0 110
Biologji 100 10 Pa limit 110
Kimi 50 5 0 55
Kimi Ushqimore 60 10 0 70
Kimi Industriale 60 10 0 70
Informatikë 80 5 0 85
Fak.Shkenc.Sociale 400 8 0 408
Pune Sociale 100 2 0 102
Filozofi-Sociologji 100 2 0 102
Pedagogji-Psikologji 100 2 0 102
Shkencat Politike 100 2 0 102
Fak.Mjekësisë 410 31 0 441
Mjekësia 230 10 0 240
Stomatologjia 75 8 0 85
Farmaci 65 9 0 74
Shëndet Publik 40 4 0 44
Fak.Drejtësisë 600 12 400 1012
Drejtësi 600 12 400 1012
Fak.Ekonomik 1230 40 1270
Admin – Biznes 455 5 Pa limit 460
Ekonomik 66 1 0 67
Financë 455 5 Pa limit 460
Informatikë Ekonomike 64 I 0 65
Turizëm (Sarandë) 100 1 0 101
Administrim-Biznesi (Kukës) 90 27 0 117
Fak.lnfermierisë 445 20 0 465
Infermieri 250 10 0 260
Mami 50 0 0 50
Laborator 35 5 0 40
Fizioterapi 25 5 0 30
Imazheri 25 0 0 25
Infermieri (Kukës)* 60 0 0 60
Universiteti 4755 221 850 5826

*Shënim: Këto programe janë në proces të miratimit

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›