E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të shpallurit në kërkim

Autori i Lajmit: red.
Një 29-vjeçar, person i shpallur në kërkim nga policia, i dënuar më parë, është ndaluar në orët e vona të natës së të mërkurës. Burime të policisë bënë të ditur se nga Seksioni i Luftës kundër Trafiqeve të Paligjshme, pas një periudhe disamujore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i Dritan Qeses, 29 vjeç, lindur e banues në fshatin Pajovë të rrethit të Peqinit. Të njëjtat burime saktësojnë se 29-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia dhe pas kapjes së tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ka lëshuar një "urdhërndalimi" në orët e vona të së mërkurës. Ndaj këtij shtetasi ka nisur procedimi për veprën penale "ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Dritan Qosja këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të cilët kanë dërguar persona në Greqi në mënyrë të paligjshme.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›