Universiteti i ri mysliman

Universiteti plotëson kështu të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka filluar me rihapjen e medreseve në vitin 1991.
Universiteti pritet të hapet vitin e ardhshëm akademik 2011-2012 do të ketë dy fakultete, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të gjuhëve të huaja, pesë departamente, shkencat islame, shkencat e komunikimit dhe marrëdhëniet me publikun, juridik, gjuhe dhe letërsi angleze, gjuhe dhe letërsi turke, si dhe tre qendra kërkimore dhe zhvillimore siç është rasti për qendrën kërkimore për dialog ndërfetar, një qendër që do të promovojë edhe kuptimin për besimet e tjera fetare.
Pas propozimit të bërë nga ana e Komisionit të Arsimit, Kryesia e KMSH-së me vendim të posaçëm ka vendosur që universiteti i parë islamik në Shqipëri të mbajë emrin “Bedër”, kuptimi terminologjik i të cilës është “Hënë e plotë”.
Një tjetër kuptim i kësaj fjale është dhe ai historik, Bedër është emri i vendit ku kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme në historinë islame gjatë jetës së profetit Muhamed.