Makina përplas për vdekje këmbësorin
Një 69-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.
Jani Xhollo, 69 vjeç, ka qenë duke ecur përgjatë rrugës në aksin Kranë Livadhja, në fshatin Ardhasove, kur një automjet me targa greke, i cili drejtohej nga 45-vjeçari Skënder Bega, nga Tepelena, ka dalë nga rruga dhe e ka përplasur.
Pavarësisht transportimit të menjëhershëm në spital, 69-vjeçari Xhollo ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.