E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper nga Korca Zgjidhni President konsensual

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Karol Myler Holtkemper i bën thirrje klasës politike shqiptare për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Në një prononcim të dhënë për mediat, nga qyteti i Korçës, ajo ka folur edhe mbi reformën zgjedhore, duke kërkuar bashkëpunim politik. Sipas saj, kjo reformë duhet të mbyllet sa më shpejt.

Ambasadorja gjermane u ka bërë apel partive politike shqiptare të zgjedhin një Presidenti të ri të Republikës, në mënyrë konsensuale. Duke folur nga Korça, ajo theksoi se procesi duhet të jetë kushtetues dhe kreu i ri i shtetit të përfaqësojë unitetin kombëtar të vendit.

E pyetur mbi reformën zgjedhore, zonja Holtkemper, u ka bërë thirrje forcave politike që të agazhohen dhe të bashkpunojnë për të përfunduar reformën zgjedhore dhe reformat e tjera integruese.

Ambasadorja gjermane, foli edhe mbi aplikimin e teknologjisë në zgjedhje. Sipas saj, edhe në Gjermani që konsiderohet një vend i përparuar, nuk përdoret votimi dhe numërimi elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›