E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth, "skeptik" per zhvillimin Rozeta Rapushi

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, u shpreh dje "skeptik" ne lidhje me programin e Partise Socialiste. I pyetur se si e vlereson kete program, i bere publik pak dite me pare nga kreu socialist, diplomati tha se duhet te shihet se si do te zhvillohen ceshtjet e detajuara ne te ardhmen. "Testi i zbatueshmerise do te vije pasi programi te perfundohet, duke filluar nga ceshtjet e buxhetit dhe se si mund te financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka te gjitha mundesite qe te qartesoje se cili mund te jete opsioni ne zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetaret kane te drejte ta kene kete qartesi. Thene shkurt, eshte padyshim e rendesishme te shohim se si do te zhvillohen ceshtjet e detajuara ne te ardhmen",- komentoi Uollfarth, ne pritje te konkretizimit te ketij programi. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe partite e medha, sic eshte Partia Socialiste e Shqiperise, te zhvillojne programet e tyre. Dhe madje, e cilesoi kete si nje progres. "Nese informacionet qe kam jane te sakta, programi nuk eshte perfunduar ende, eshte ende ne hartim e siper. Duhen edhe dy vjet, deri ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 dhe eshte shume inkurajuese te shohim zhvillimin e ketij procesi",- u shpreh ai. Nga ana tjeter, Uollfarth beri serish thirrje per angazhim te forcave politike ne reformen zgjedhore. Duke qene se deri me sot, palet nuk kane realizuar ende ngritjen e komisionit te posacem parlamentar per reformen zgjedhore, pavaresisht deklaratave te shpeshta te forcave politike pro ngritjes se ketij komisioni. "Eshte shume e rendesishme te shohim hapa konkrete. Fjalet ekzistojne, tani duhet te pasohen nga veprat. Vendi ka nevoje te shohe te behen hapa perpara, perfshire dhe duke filluar nga reforma e Kodit Zgjedhor",- kerkoi serish dje Uollfarth nga forca politike ne vend. Prezenca e OSBE-se ka formuluar jo pak, por 52 rekomandime si per permiresimin e zgjedhjeve parlamentare, ashtu edhe atyre vendore. Ai e cilesoi inkurajues edhe faktin qe ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar do te dergohen ne komisionet perkatese. "Deri tani, te dy partite e medha, PD-ja dhe PS-ja, kane ndermarre hapa shume konstruktive. Shpresoj qe se shpejti te shohim zhvillime ne Parlament, ne komisionet perkatese ad hoc. Po ashtu si OSBE/ODIHR-i, ne jemi te gjithe te gatshem, perfshire Komisionin e Venecias te Keshillit te Evropes, qe te japim asistence te metejshme",- keshilloi ai.

GRATE

"Roli i grave eshte vertet nje element shume i rendesishem, qe duhet te zere vend qendror ne reformen e Kodit Zgjedhor gjate diskutimit te ceshtjeve gjinore. Duhet te pranojme se ka ende pune per te bere ne lidhje me perfaqesimin e grave te zgjedhura ne poste publike.

Me sa shohim, nivelet aktuale mbeten qarte, jo shume te larta, 17% ne Parlament dhe 12.4 % keshilltare femra. Ketu lind pyetja pse nuk u zgjodhen me shume gra kandidate. Me lejoni t'ju kujtoj se: objektivi ishte 30% ose me shume. Duket se pengesat ndaj rritjes se pjesemarrjes se grave ekzistojne ende ne shume parti politike, qe nuk respektojne kuoten gjinore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›