E Shtunë, 31 Tetor 2026

Up ne skene

Nata e 3 dhjetorit hapi edicionin e tete te festivalit nderkombetar te filmit dhe teatrit SKENA UP. Ndryshe nga vitet tjera festivali u hap me nje qellim te vecante me filmin 147Vdekja nga ngufatja148 te regjisorit Visar Morina. Kete edicion per gjate tete diteve do te shfaqen rreth 100 filma dhe 11 shfaqje teatrore te shkollave te ndryshme boterore Nga Albana S. Muja me 05 dhjetor 2010 ne ora 1337

Tingujt e harmonikes hapen festen e 147Skenes Up148 ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Nata vazhdoi me pak humor ndersa moderatoret kishin nje dhimbje tjeter levizjen e lire shprehen pakenaqesite per mosliberalizimin e vizave. Ne kuader te kesaj teme ndodhi edhe ajo qe publiku nuk e priti u shfaq filmi 147Vdekja nga ngufatja148 i regjisorit Visar Morina.
147Ndihem shume mire qe u shfaq filmi jam nderur shume qe festivali u hap me kete film. Nuk mendoj qe filmi mund te beje ndryshime te medha por ndoshta mund te ndikoje dhe mund t146i nxise te mendojne qe te bejne nje hap me te mire. Ky problem nuk eshte vetem ne Kosove por ne pergjithesi ne bashkesi evropiane pavaresisht a jane shqiptar apo cfaredo qe jane jane problemet e njejta148 u shpreh regjisori i filmit Visar Morina.
Ndersa regjisori nga Shqiperia Gentian Koci e pelqeu idene se si Skena Up beri nje proteste kunder mosliberalizimit te vizave pikerisht ne kete forme.
147M146u duk zgjedhje shume e mire qe u shpreh kjo pakenaqesi ne kete forme me kete film ishte nje film shume i mire i nje regjisori qe une nuk e njihja. Per menyren se si shqiptaret vuajne per nje gje kaq te vogel sa eshte viza148 u shpreh Koci.
Drejtori i festivalit Arben Zharku thote se eshte menduar shume se si te behet hapja.
147Ky eshte nje film shume i rende per ta shikuar ndersa zakonisht ceremonia e hapjes eshte me shume zbavitje ne perballemi shume me problemet e vizave shume here na ndodh qe te mos udhetojme. E morem si vendim qe te behet hapja ne kete menyre ngaqe kemi shume mysafir nderkombetar dhe mendoj qe do te arrij mesazhi deri tek ata148 u shpreh Zharku.
Ndersa ne anen tjeter Zharku shprehet i kenaqur me nismen e festivalit ai tha se pervec disa anulime te fluturimeve per shkak te kohes ne Evrope gjithcka eshte duke vazhduar mire.
147Programi do te jete shume i mire do te kete shume mysafir qe jane duke ardhur pa nderpre. Asnjehere program me te mire nuk kemi pasur keshtu qe do te jete nje vend i mire ku gjithe te rinjte dhe ata qe deshirojne te merren me kete pune dramaturg regjisor aktor te gjithe mund te takojne emra qe kane bagazh shume te madh ne film dhe teater148 u shpreh Zharku.
Regjisori Koci i cili vitin e kaluar ishte vet konkurrent flet per festivalin duke e cilesuar si dicka me vlere.
147Vitin e kaluar festivali ka sjelle filma nga shkollat me te mira ne bote keshtu qe une ndjehem shume krenar qe kam qene pjese e katalogut te 147Skena up148 sepse pashe qe filma dhe shkolla me te mira garonin ketu kjo eshte shume e mire sepse i krijojne mundesi publikut qe te shohin menyra te ndryshme nga e gjithe bota menyra se si e jetojne jeten. Festivali eshte nje iniciative shume e mire shpresoj te kete fonde dhe te vazhdoj148 u shpreh Koci.
Sivjet ne programin e SKENA UP do te shfaqen 96 filma 11 shfaqje teatrore punetori te shumta edhe 150 mysafire nderkombetar per tete dite.
Shfaqjet qe do te inskenohen ne 147Skena Up148 do te jepen ne skenen e Teatrit Kombetar te Kosoves Teatrit Dodona dhe Teatrit Oda.
Ndersa te gjithe filmat do te shfaqen ne Kino 147ABC148.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›