E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Ndal, nxenesve ne mitingje

Luljeta Ndoka

Aktivizimi i nxenesve neper mitingjet e forcave te ndryshme politike, ka shqetesuar se tepermi Avokatin i Popullit, i cili ka kerkuar ndaljen e menjehershme te ketij fenomeni. Nje gje te tille e ka bere ligjerisht, duke kerkuar nderhyrjen e ministrit te Arsimit Fatos Beja, te cilit i ka sugjeruar nxjerrjen e nje urdhri per te gjitha Drejtorite Arsimore.

Urdhri

Urdhri i rekomanduar nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka ne thelb ndalimin e perdorimit te shkollave dhe pjesemarrjen e nxenesve te sistemit 9-vjecare dhe atij te mesem, si dhe te mesuesve te ketyre shkollave gjate orarit te mesimit, ne mitingjet apo aktivitetet elektorale te forcave te ndryshme politike. Gjithashtu, rekomandimi i Avokatit te Popullit drejtuar ministrit Beja, per dijeni edhe kryeministrit Berisha, kerkon perfshirjen ne Dispozitat Normative te Arsimit, te nje neni per ndalimin e pjesemarrjes se femijeve ne aktivitetet politike te partive politike te vendit. Pasi ka kerkuar kthimin e nje pergjigjeje, jo me vone se 30 dite nga data e paraqitjes se rekomandimit, Dobjani ka shprehur deshiren qe ky rekomandim, te interpretohej si nje mesazh mirekuptimi me interes te perbashket, ne te mire te respektimit te te drejtave te femijeve, ne vendit tone.

Fenomeni

Gjithcka eshte bere per shkak te disa precedenteve, ku nxenes te shkollave te ndryshme jane bere pjesemarres aktive, neper mitingjet elektorale te politikaneve. Per kete arsye duke filluar nga viti 2003, Avokati i Popullit ka rekomanduar disa here qe ne Kodet Elektorale te miratohet nje dispozite, qe te ndalohet pjesemarrja e femijeve ne mitingje dhe aktivitete te tjera elektorale. Por, per fat te keq edhe ne Kodin Zgjedhor, te miratuar me 29 dhjetor 2008, nuk u perfshi ky rekomandim. "Por edhe kohet e fundit, duke qene ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, konstatohet perdorimi i shkollave dhe femijeve ne aktivitete politike me karakter partiak", thuhet ne relacionin e Avokatit te Popullit. Sipas tij, ne keto raste jane verejtur forma te ndryshme te perfshirjes se femijeve, si element "dekorativ" apo per qellime simbolike, per te rritur numrin e pjesemarresve ne aktivitete. "Theksojme se nuk duhet harruar qe femijet nuk kane pjekurine intelektuale, mendore apo fizike njesoj si te rriturit, dhe shpesh as vete ata nuk e kuptojne qellimin e ketyre organizimeve apo mitingjeve. Prandaj mosha per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur, eshte caktuar 18 vjec e lart", thote Avokati i Popullit Ermir Dobjani, duke shtuar se eshte kjo, eshte arsyeja qe ata kane nevojen per nje mbrojtje te vecante.

Dobjani: Femijet, keqedukohen ne mitingje

Sipas relacionit te Avokatit te Popullit, shpesh ne tubimet politike gjen shprehje, gjuha e konfliktualitetit dhe akuzave respektive teper te renda. Ndaj, sipas tij, keto "aktivitete" jane ne kundershtim me edukimin shkollor, ku duhet te synojme qe te japim ndihmesen per t'u kultivuar atyre tolerancen, nje fryme me te madhe mirekuptimi, humanizmin, shpirtin konkurrues dhe ambiciet pozitive, por jo ndjenjen e ndarjes dhe konfliktualitetit, qe shpesh percojne fushatat elektorale. "Nuk duhet te harrojme qe mjedisi i jetes dhe i veprimtarise se femijeve, luan nje rol percaktues ne edukimin dhe formimin e karakterit dhe personalitetit te tyre. Ata jane qytetaret e ardhshem dhe le t'i edukojme ata, qe te jene sa me te denje per Shqiperine", terheq vemendjen Dobjani. Sipas tij, nese femijet edukohen ne mjedise te trazuara e te tensionuara, do te thote qe ne personalitetin e tyre te mbizoteroje ndarja, intoleranca dhe urrejtja. "Kjo e ben te domosdoshme rritjen e ndjeshmerise, ne menyre qe shkollat te distancohen nga fushatat elektorale, dhe prandaj drejtorite arsimore duhet te mos lejojne qe mesuesit t'i aktivizojne femijet ne aktivitetet elektorale", argumenton Avokati i Popullit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›