E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Ajrine shkakton viktima dhe permbytje ne brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama paralajmeroi amerikanet se pasojat e uraganit Ajrine do te ndjehen per nje fare kohe.

Zoti Obama tha dje se stuhia nuk ka kaluar ende dhe se banoret jane ende te rrezikuar nga permbytjet dhe nderprerja e energjise elektrike. Ai tha se do te duhen dite dhe jave per perfundimin e operacioneve te pastrimit dhe rimekembjes ne brigjet lindore te vendit.

Presidenti shpalli gjendjen e jashtezakonshme per shumicen e shteteve te goditura nga uragani Ajrine perfshire Karolinen e Veriut Virxhinian dhe Nju Jorkun per te vene ne dispozicion burimet federale ne pergjigje te gjendjes.

Disa dite pas nje termeti jo te zakonte zonat me popullsi te dendur te bregut lindor te Shteteve te Bashkuara u goditen nga uragani Ajrin qe me pas u kthye ne stuhi tropikale. Ajrine mberiti dje Nju Jorkun pasi preku token ne zonat jugore te vendit te premten dhe te shtunen. Te pakten 15 vete kane vdekur per shkak te stuhise per perballimin e te ciles u mobilizuan masivisht qeverite federale shteterore dhe lokale.

Per tri dite Ajrine perfshiu bregun lindor te Shteteve te Bashkuara me erera te fuqishme dhe shira te rrembyeshem. Megjithese stuhia nuk mori me vete komunitete te tera shkaterrime ka patur ne shkalle te gjere me mijera kilometra katrore siperfaqe te permbytura peme te rrezuara shtepi te demtuara nderprerjen e energjise elektrike dhe bllokimin e rrugeve.

Nje banor i Uashingtonit i cili u prezantua me emrin Leonard kaloi nje nate te frikeshme me gjithe familjen pasi nje peme gjigante ra mbi shtepine e tij. 

U duk sikur stuhia u zbut por pastaj krejt pa pritur keta drure lisi filluan te binin mbi shtpi.  Ishte e frikeshme. Une kam dy femije te vegjel nje dy vjec e gjysme dhe nje tjeter nje vjec.

Nje numer i madh udhetaresh mbeten te bllokuar neper aeroporte pas anullimit te mijera fluturimve. Ajrine shkaktoi qe te mbyllej per here te pare ne histori metroja e Nju Jorkut.

Por banoret e qytetit duket se e priten me guxim stuhine perfshire edhe pronarin e nje dyqani ushqimor Faris Algabon.

Njerezit kane blere shume gjera ne pergatitje per nje stuhi te fuqishme por nuk ndoshi ndonje gje e madhe. Ne e mbyllem dyqanin vetem per nja dy ore. Tani e kemi hapur dhe mund te vazhdojme punen.

Ndryshe nga termeti i javes se kaluar uragani Ajrine pritej prej disa ditesh. Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg pati kete mesazh te thjeshte per banoret e qytetit.

Gjithekush duhet te jete e pergatitur te hyje brenda dhe te qendroje brenda.

Ne shume zona pritet te kete nje periudhe te gjate pastrimi dhe rimekembjeje. Guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi tha

Ne nuk e dime se cfare demesh jane bere sa peme jane rezuar mbi trenat e Nju Xhersit. Na duhet te pastrojme rruget nga pemet e rrezuara.

Uashingtoni premtoi ndihme federale dhe sekretarja e Sigurise Kombetare Xhenet Napolitano beri kete paralajmerim

Ne nuk jemi ende jashte rrezikut. Ajrine mbetet nje uragan me shtrirje te gjere dhe i rrezikshem. Gjendja eshte e rrezikshme ne komunitetit ku stuhia tashme ka kaluar.

Megjithe uraganin disa aktivitete nuk mund te shtyheshin perfshire edhe nje dasem ne Nju Jork. Nusja Semi Miller foling shkallet e kishes se saj.

Kjo eshte nje dite shume e rendesishme dhe planet nuk mund te anullohen.

Po ashtu edhe lindja e disa bebeve nuk mund te shtyhej. Ne Uilmington te Karolines se Veriut Kristen Elliot perkundte vajzen e saj te porsalindur.

Pata nje parandjenje se bebja do te lindte pikerisht gjate uraganit.

Ajrine pitet te shuhet pasi te arrije Kanadane sot me vone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›