E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Gustav godet Nju Orlinsin

 Uragani Gustav, ka goditur bregdetin e Luizianës në jugperëndim të qytetit të Nju Orlins, i cili u përmbyt nga uragani Katrina ne vitin 2005.

Qendra Kombëtare amerikane e Uraganeve njoftoi se vatra e stuhisë goditi bregdetin sot pranë Kokodrisë në Luiziana, rreth 110 kilometra ne jugperëndim të Nju Orlinsit. Meteorologët thonë se Gustavi është tani uragan i kategorisë së dytë me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 175 kilometra në orë. Erërat e uraganit pritet te dobësohen ndërkohë që stuhia lëviz mbi tokë, duke shkaktuar deri në një gjysëm metër shi në disa zona.

Zyrtarët thonë se presin përmbytje në disa zona të ulëta dhe tornado. Dallgët po përplasen në digat rreth Nju Orlinsit, megjithëse deri tani ato duket se po qëndrojnë. Megjithëse zyrtarët thonë se Nju Orlinsi i ka shpëtuar një goditjeje të drejtpërdrejtë nga uragani Gustav, ata paralajmërojnë se stuhia mund të dëmtojë digat në Bregun Perendimor të qytetit. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›