E Diel, 1 Nëntor 2026

P. Didi: “Kam aeroplan, por s’kam para të udhëtoj me të”



Rritjen e çmimeve nuk po e përjetojnë keq vetëm njezëzit e thjeshtë. Lajmet nga bota e të famshmëve bëjnë të ditur se këtë problem po e vuan edhe këngëtari Shon P. Didi i cili është detyruar të braktisë aeroplanin e tij personal pas shtrenjtimit të çmimit të karburantit dhe të shfaqë në You Tube një video për këtë. Artisti më i njohur i Nju Jorkut shprehet se, edhe pse të ardhurat e tij janë të kënaqshme, nuk mund t’a përballojë këtë rritje të tmerrshme çmimi, sa herë që duhet të shkojë në vende të ndryshme për koncerte apo kontarata që mund të nënshkruajë. “Çmimet e karburantit janë shumë të larta”,- shprehet ai në videon më të fundit duke sharë përgjegjësit. “Siç e dini, unë kam aeroplanin tim, por nuk mund të udhëtoj më me të për në Los Anxheles për t’iu përkushtuar karrierës sime. Nëse udhëtoj qoftë edhe 2 herë në muaj me të, më duhet të paguaj rreth 200,000- 250,000 dollarë. I jam rikthyer sërish linjës “American Airlines”. Në pronësinë e këngëtarit është edhe studioja muzikore “Bad Boy Records” dhe linja e rrobave “Sean John”. “ U bëj thirrje të gjitha motrave dhe vëllezërve në Arabinë Saudite por edhe të gjitha shteteve të tjera që kanë karburant, të më dërgojnë naftë për aeroplanin tim , do t’ua dija për nder”,- thotë rreperi në videon më të fundit të shfaqur në internet. P Didi konstaton se nuk është i interesuar se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-vë, Obama apo Mekein, e rëndësishme është që ai të ulë çmimin e karburantit.

Videoklipi i Pink, protestë ndaj dashurisë dhe martesës

Ironik i paparashikueshëm. Nuk ekzistojnë mënyra të tjera për t’a përshkruar videoklipin e ri “So Ëhat”, të Pink që do të jetë gati në 24 nëntor. Në këtë klip shfaqet ish-bashkëshorti Kerri Hart me të cilin edhe pas divorcit këngëtarja ma marrëdhënie të mira. Kënga bën fjalë jo vetëm për artisten, por edhe për dashurinë e saj të vjetër dhe nuk ëhstë çudi që të jetë e aftë të presë edhe pemën ku janë gdhendur emrat e tyre. “Nuk kam asgjë kundër ish-bashkshortit- shpjegon Pink, -ky është thjesht një videoklip me nota humori dhe sarkazme, në të njëtën kohë mund të ketë edhe funksionin e një këshille për të mos u kapur fort pas dashurisë”. Dhe në fakt, në këtë këngë Pink proteston ashpër kundër martesës.
E ndërsa bën xhiro me makinë, shikon një çift tëe sapomartuarish që dalin nga kisha dhe u hedh sipër ushqime dhe birrë. Më pas ajo ngatërron gjithë qytetin, fillimisht hyn në një dyqan CD-sh ku shkatërron një kitarë para shitësit. Pink shfaqet nudo para qindra fotografëve që bëjnë sa më shumë foto si të çmendur. Në këtë mënyrë, këngëtarja më e “çmendur” përpiqet të çudisë fansat e saj me “So Whhat” duke shpresuar që kënga do të pritet mirë.

1 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›