E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari i kërkon martesë Sharlizë Theronit



Një gazetar ka bërë që aktorja e bukur Sharlizë Theron të skuqet gjatë Festivalit të Filmit në Itali duke i kërkuar asaj që të martohet me të. Fituesja e çmimit “Oscar” ishte duke promovuar filmin e saj të ri, “The Burning Plan”, ndërsa gjatë konferencës për shtyp, një gazetar kishte marrë guximin t’ia bënte pyetjen e vështirë. “Vërtet më pëlqen shumë dhe kam shumë respekt për ju, do të kisha dashur të martohem me ju. Kam një pyetje: Në cilën anë të krevatit preferon të flesh?”,- e pyeti sërish gazetari.
“Në anën në të cilën nuk je ti”,- i është përgjigjur Theron, duke vazhduar: “Ti je shumë i ëmbël, por a e di se i dashuri im do të të vrasë?”.

Aniston në serialin “30 Rock”

Aktorja Xhenifer Aniston ka vendosur guximshëm të rikthehet në ekranin e vogël, për të marrë pjesë në serialin televiziv, “30 Rock”. Ylli i serialit të famshëm “Friends”, do të paraqitet si mysafire në episodin e ardhshëm të serialit komik, në të cilin luajnë Aleks Baldin dhe Tina Fei. “Ajo është duke shkuar në xhirime. Karakteri i saj nuk do të ketë ndonjë specifikë të caktuar, por vetëm do të jetë mysafire e serialit”,- ka thënë një zëdhënës për Aniston.

Ribashkohen aktorët e filmit “Troja”

Aktorja gjermane Diana Kruger pritet të ribashkohet me aktorin e filmit “Troy”, Bred Pit në filmin e ri me temë lufte, të regjisorit Quentin Tarantino, të titulluar “Inglorious Bastards”.
Kruger do të luajë yllin gjerman të kinemasë në këtë film të ri, në të cilin Pit do të jetë në rolin e një udhëheqësi të pagdhendur të një bande vigjilentë të ushtarëve çifutë në Luftën e Dytë Botërore. “Sapo kuptova se do të jem pjesë e filmit të ardhshëm të Tarantinos së bashku me Bred Pit dhe jam shumë e ngazëllyer. Quentin sapo më kontaktoi”,- ka thënë aktorja gjermane.

1 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›