Uragani Irene bregu lindor i SHBA-ve ne alarm

Njujorkezët përgatiten për uraganin Irene, ndërsa ky i fundit pritet të përfshijë gjatë fundjavës bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, breg që ka një dendësi të madhe të popullsisë. Gjendja e emergjncës është shpallur në gjashtë shtete, pasi uragani shkaktoi probleme gjatë kalimit në Karaibe.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg paralajmëroi se qyteti më i populluar i vendit, siç është Nju Jorku do të përballet së paku me mot tropikal, por edhe me përmbytje. Irene mund të godasë Long Island që shtrihet në lindje të qytetit, si një uragan i kategorisë 2.
"Njujorkezët duhet të rrinë gati duke blerë rezerva ushqimore dhe duke bërë gati një cantë emergjence, atë që mund të merret me vete në momentin e parë që njoftohen për tu larguar”, tha Bloomberg.
Bashkia ka vendosur varka shpëtimi dhe helikopterë për të ndihmuar në minimizimin e problemeve me përmbytjen e rrugëve, ndërsa nuk përjashtohen evakuuimet. Bloomberg u kërkoi banorëve që jetojnë në zona të ulëta të qytetit të lëvizin drejt zonave më të sigurta. Paralajmërimet janë në fuqi edhe për kufizime në sistemin e trasnportit publik. Alarmi i uraganit vazhdon të jetë në fuqi përgjatë bregut të Atlantikut, që nga Karolina e Veriut dhe në Nju Xhersi.
Juli Prifti