E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona-Milan pritet me entuziazem dhe hidherim

Mes entuziazmit për të parë përballje si Barcelona-Milan dhe hidhërimit për vendosjen në një grup të vështirë. Këto janë ndjesitë e ish-yjeve të futbollit europian pas shortit të hedhur të enjten në Monte Carlo, ku u përcaktuan edhe grupet e Ligës së Kampioneve për sezonin 2011/2012.

Ish-kapiteni i Barcelonës, tani në rolin e drejtorit sportive të Barcelonës, Andoni Zubizareta i ka cilësuar sfidat me Milanin në grupin H si shfaqje të futbollit, ndërsa sipas tij dy skuadrat i kanë shanset e barabarta.

“Sigurisht, që askush nuk do të ketë kundërshtar Milanin, por Barcelona është kampione në fuqi dhe në të njëjtën kohë skuadra për t’u mundur në këtë edicion. Mendoj se përballje të tilla janë spektakolare dhe dy skuadrat janë favorite për të zënë vendin e parë”, ka thënë Zubizareta.

I pakënaqur me shortin, por optimist se Bajerni i Mynihut do të arrijë të mundë rivalitetin e fortë me Villareal, Manchester City dhe Napolin në Gurpin A, është shfaqur legjenda e futbollit gjerman Paul Braitner.

“Nuk mund të kishte një grup më të fortë, por Bajerni ka në favorin e tij historinë, ku ka treguar se mund të kalojë rivalë shumë të fortë”, ka thënë Braitner, i cili është dhe Ambasadori i finales së Champions, e cila do të luhet në “Allianz Arena”.

Mes gjithë të mëdhenjve i kënaqur duhet të jetë Interi, që përballë në grupin B do të ketë CSKA të Moskës, Lille dhe Trabzonspor. Ish-lojtari zikaltër tani në stafin drejtues të skuadrës italiane, Luis Figo parashikon një garë të fortë në këtë sezon të Champions.

“Duke para grupet mendoj se të gjithë skuadrat e mëdha do të kalojnë fazën e grupeve, duke e bërë më të fortë këtë edicion”, ka përfunduar Figo. Ndeshjet e para në grupet e Ligës së Kampioneve do të luhen më 13 dhe 14 shtator.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›