40 për qind e amerikanëve votojnë para kohe

Sipas parashikimeve të politologëve 35 deri në 40 për qind të amerikanëve do ta hedhin votën e tyre përpara 6 nëntorit, ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Burimet statistikore të “Reuters/Ipsos” tregojnë se presidenti aktual, Barack Obama ka 54 për qind të votave të parakohshme, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney 39 për qind.
Këtë herë edhe Republikanët i kanë kushtuar vëmendje votimeve të parakohshme, duke qenë se në vitin 2008, ata u kapën në befasi nga fushata e votimeve të parakohshme të Obamës.
Për të theksuar rëndësinë që demokratët i japin këtij procesi votimi, Obama ishte presidenti parë në mandat që votoi para kohe javën e kaluar.
Votimi i parakohshëm mund të kryhet fizikisht ose duke përdorur postën.