E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urbanët, “gangrenë” e pazgjidhur për udhëtimin në kryeqytet

Për të udhëtuar nëpër Tiranë duhet të paktën të presësh 15 minuta mbërritjen e autobusave dhe më shumë se 10 minuta ndalesat nëpër cdo stacion.

Këto janë shqetësimet e qytetarëve, të cilët ndeshën me këtë fenomen në kryeqytet cdo ditë, ku shpesh herë i besojnë ecjes me këmbë se sa shërbimt urban, ku është e pamundur të kapin oraret e punës.

Përvec këtyrë , problem tjetër është mosndezja e kondicionerëve dhe tejmbushja e këtyre automjeteve me njerëz.

Sipas qyetarëve për këtë nevojitet një kontroll nga ana e Bashkisë. Ndër linjat më problematike shprehen qytetarët , janë Unaza, Kombinati, tek të cilët ky fenomen tashmë është prezent cdo ditë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›