Urbani aksidenton për vdekje shtetasin 31-vjeçar
29/06/2010 Ngjarja tek sheshi “Pranvera”, mjeti e vuri nën rrota të riun. Dëshmitarët: Viktima u pengua
Dy shtetas kanë humbur jetën në rrugët e Durrësit si pasojë e aksidenteve të ndodhura në 24 orët e fundit. Flamur Laçi 57 vjeç dhe Osman Tellalli 31 vjeç janë dy viktimat që nuk kanë mundur të mbijetojnë pas aksidenteve të rënda. Në një nga sheshet e qytetit të Durrësit ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë. Rreth orës 9.20 autobusi i linjës Porto Romano-Durrës ka shtypur një këmbësor, të cilin e ka futur nën goma dhe për pasojë i aksidentuari ka humbur jetën.
Aksidentet
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur sheshi “Pranvera”, stacioni i nisjes së urbanëve drejt Porto Romanos, Plazhit, Shkozetit, Currilave etj. Në të njëjtin vend nisen edhe taksitë dhe furgonët e linjës së Tiranës, duke e bërë këtë shesh tejet të ngarkuar me mjete dhe qytetarë. Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident për shkak se hetimet janë në fazën fillestare, por persona që thonë se kanë qenë pranë vendit të ngjarjes kanë pohuar se aksidenti ka ndodhur në kohën kur autobusi po merrte kthesën për t’u ndaluar në stacionin e fundit. Kalimtari Tellalli 31 vjeç e ka parë autobusin dhe është shmangur duke hyrë më në brendësi të sheshit, por sapo autobusi ka marrë kthesën këmbësori është penguar dhe ka rënë nën gomat e autobusit. Kalimtarët, por edhe disa udhëtarë të autobusit, kanë lëshuar britma sapo kanë parë qytetarin nën goma, ndërsa ndalimi i autobusit nuk ka mundur të shpëtojë jetën e viktimës. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka realizuar fotografimin e vendit, si dhe ka marrë si dëshmi përgjigjet e pohimet e disa kalimtarëve dhe qytetarëve që kanë qenë dëshmitarë, kurse drejtuesi i autobusit është shoqëruar në polici. Sheshi në fjalë është bërë disa herë burim incidentesh rrugore madje edhe aksidente të rënda, plagosje e vrasje. Në këtë nyjë kthehen të gjithë autobusët e linjave urbane në Durrës, ndërkohë që është edhe vendqëndrimi për taksi të vogla e të mëdha udhëtarësh. Kësisoj, vendi, ku dje humbi jetën 31-vjeçari Osman Tellalli, është bërë disa herë objekt hetimi nga policia. Për shkak të mungesës së disiplinimit të vendqëndrimeve, të cilat përcaktohen nga bashkia, në këtë shesh ka pasur edhe vrasje. Një vit më parë, më 28 qershor, një shtetas është vrarë me armë zjarri pas grindjes me një tjetër person për radhën e mbushjes së furgonëve për linjën e Tiranës. Ndërkohë një tjetër ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë Sukthit. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti në korsinë Tiranë-Durrës teksa 57-vjeçari është futur nën gomat e fuoristradës. Ende nuk janë zbardhur shkaqet, por nga hetimet paraprake mendohet se viktima duhet të jetë hedhur nga bordura e trafikndarëses për të kaluar në anë të karburantit që është në sensin e qarkullimit për në Durrës. Drejtuesi mjetit, i cili është shoqëruar në polici, ka pohuar se e ka parë kalimtarin shumë vonë pikërisht në kohën kur viktima ka tentuar të kalojë rrugën. Mbikalimi Sukthit ka qenë vetëm disa metër më tej vendit të ngjarjes së rëndë, ndërsa nuk dihet përse Laçi ka zgjedhur kapërcimin e rrugës pranë karburantit duke sakrifikuar jetën.