E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri i Berry’it fillon betejën për Nahla

Gjërat, si duket do të shkojnë lëmsh sa i përket kujdestarisë për fëmijën e Halle Berry dhe ish burrit të saj Gabriel Aubry.

Sipas RadarOnline, modelja seksi – për të cilën u tha se është ndarë nga burri i saj pak para një muaji – është e palumtur për plasimin në media të ngjarjes së saj për burrin e saj dhe bijën Nahla, ndërsa Gabriel tha se do të filloj një betejë ligjore për bijën.

Burimet thonë se Gabriel është shumë i palumtur dhe madje ai konsideron se është i gatshëm për të filluar një betejë ligjore, që udhëhiqet nga shpirti i tij, për të marrë bijën e tij dy vjeçare për të jetuar jashtë Hollywood’it, pra në Kanada.

Aubry po ashtu thuhet se është tmerruar me tregimet për të cilat beson se vinë nga kampi i Halle’it, në të cilat ai është përshkruar si burrë që nuk mund të kujdeset për fëmijën e tij dhe si njëri që nuk ka mundur të heq peshë për ta shpëtuar martesën e tij.

“Gabriel gjithmonë ka qenë 100 për qind afër bijës së tij dhe ai do të bëj gjithçka për të”, ka thënë burimi. “Ai ndoshta nuk fiton sa fiton Halle por ai mendon se bën një jetë më të mirë dhe më të pasur se modelja - duke fituar 700 000 dollarë në vit”.

“Gjersa lajmet filluan të dalin për ndarjen e tyre gjërat ishin shumë mirë me njëri-tjetrin por tani ai beson se Halle është duke botuar lajme që nuk janë të vërteta”, ka thënë burimi.

“Gabriel nuk është i lumtur me mënyrën se si ai është portretizuar në këto lajme ku është përshkruar si një baba i lodhur që jeton me famën e Halle. Kjo ka bërë që ai të shpërthej dhe të tregoj të vërtetën”.

“Gabriel tani për tani ka në dorë opsionet e tij dhe është duke e marrë në konsideratë mënyrën ligjore për beben duke i dhënë atij përkujdesje 50 me 50 për Nahlan”, ka thënë në fund burimi i afërt me Gabriel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›