Urdhri i qeverisë së Kosovën, eksportuesit: Po pengohen produktet shqiptare
TIRANË- Eksportuesit shqiptarë japin alarmin se po dështojnë në tregtinë me Kosovën për shkak të barrierave që vendos qeveria kosovare dhe se tregu i tyre po zihet nga mallrat serbe. Sipas tyre, nga 1 gushti, me urdhër të qeverisë së Kosovës produktet shqiptare duhet të zhdoganohen në një terminal në Ferizaj, devijim që shoqërohet për ta me një kosto shtesë prej 100 eurosh për kamion.
“Nëqoftëse kësaj vlere të mallit i shtojmë një kosto prej 100 euro, do të thotë që automatikisht ne kemi rritur me 10 deri në 12% vlerën e mallrave shqiptare që hyjnë në Kosovë. Praktikisht ne kemi zeruar totalisht fitimin e importuesve kosovarë të mallrave shqiptare, si dhe kemi humbur interesin e tyre për mallrat shqiptare. Produktet serbe kanë filluar të gjejnë terren dhe të zëvendësojnë produktet shqiptare”, shprehet Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve.
“Po e ngadalësojnë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare, ose qarkullimin e mallrave mes dy vendeve. Ne në Kosovë kemi pasur një bombardim, pra mbi 70% e tregut kontrollohet nga importi me Serbinë”, u shpreh Hyser Dashi, importues nga Kosova.
Kryetari i shoqatës së eksportuesve Alban Zusi deklaron se i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për këtë problem, por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje. Sipas tij, kjo neglizhencë i kushton ekonomisë sonë rreth 30 mijë euro cdo ditë, ndërkohë që po vendos në vështirësi financiare eksportuesit shqiptarë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Urdhri i qeverisë së Kosovën, eksportuesit: Po pengohen produktet shqiptare