Qeveria akordon 350 000 lekë për kurimin e aktores Drita Pelingu
TIRANË- Qeveria ka vendosur sot të akordojë një fond prej 350 000 lekësh për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktores së shquar Drita Pelingu.
“Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
(m.a/BalkanWeb)