E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidropolitika

Disa muaj perpara se te shpallej Plani i Ahtisarit, me 17 shkurt 2008, na trembnin me mungesa mallrash e krizash urie, qe do te mund te shkaktonte Serbia nepermjet nje embargo produktesh ushqimore. Por, sa te bazuara ishin dhe jane paralajmerime te tilla?
Po qe se Serbia do te vinte ne zbatim nje embargo produktesh, ajo patjeter se, pos krizes ne Kosove, do te perfytej edhe me nje krize brenda vetes se saj, meqe do te perjashtonte nje vend te leverdishem eksporti. Vetem gjate nje viti, ekonomia serbe arketon mbi 200 milione euro ne Kosove, duke ia zene frymen prodhimit vendor ne vendin tone. Pasoja me afatgjate per te do te ishte sikur shqiptaret te orientoheshin kryekeput drejt mallrave vendore, duke i hapur rruge njesimit te nje tregu mbareshqiptar. Kjo eshte arsyeja pse Serbia nuk e zbaton nje mase te tille qe do te ishte ne interesin tone. Por, Serbia ka nje karte te hatashme ne duar qe mund te permbyse ne dakik situaten. A eshte e mundur qe Serbia te ushtroje embargo ujore? Kjo karte e rrezikshme nga zyrtare te qeverise serbe eshte publikuar me kursim neper deklarimet zyrtare, meqe duke e ruajtur te fshehte si te tille rreken qe ta zbatojne me sa me perpikmeri.
Qe prej vitit 2000, Rusia ka arritur nje siperi te hatashme politike si manifestim i rritjes se shpejtuar ekonomike. Permes kartes ekonomike Rusia ka fuqizuar rolin e saj karshi Evropes. Duke i gershetuar resurset e saj te pamatshme te gazit dhe vajit natyror me nepsin e saj hegjemonik, Rusia ka arritur qe te ringjalle ekspansionin e saj drejt Evropes. Madje, ne nentor te vitit te kaluar Rusia permes perbindeshit makroekonomik "Gazprom" kercenonte Ukrainen, duke shestuar dhe ndihmuar kliken pro-ruse ne ate vend. Ne fillim te marsit te ketij viti nje gje e tille gati sa s'u perserit. Rusia zvogeloi importin e gazit drejt Ukraines per 35%.
Kesodore, Serbia tash e tutje mund te filloje shantazhet dhe kanosjet ne drejtim te vendit tone jo me nafte e gaz, por me nderprerjen e resursit me te domosdoshem per jete - ujin.
Resurset ujore duke qene ekzistenciale per mbijetesen kolektive njerezore perbejne pasurine me te domosdoshme per qendrueshmerine e nje vendi. Resurset ujore shpeshhere jane bere objekte zenkash e lufterash midis shteteve qe kerkoje per hesap te vet hisen neper vendburime uji. P.sh. ne Azine jugperendimore kane trandur boten dhjetera "kacafytje" shtetesh per kontroll burimesh e rrjedhash ujore. Te permendim ketu pellgun e lumit jetik te Jordanit, per te cilin ngulmojne Izraeli, Palestina, Libani, Siria dhe Jordania. Nje gjendje e njesojte thuajse paraqitet edhe me Turqine dhe shtetet ne jug te saj qe kane shkaktuar jo pak tendosje politike. Pasja e burimeve ujore nga njeri shtet e gjen vendin tjeter ne pike te hallit ne kohen kur ka mungesa vjetore te ujerave. Marrja e burimeve ujore eshte nje vazhdim ndryshe i luftes. Logjika eshte e qarte: shkaterroji armikut qasjen ne uje dhe do t'i kesh shuar fuqite e tij per lufte. "Mungesa e ujit zvogelon produktet ushqimore, rendon varferine dhe semundjet, nxit migrimet e medha dhe pengon autoritetet shteterore dhe mundesite per te qeverisur", shkruan Thomas Homer-Dixon nga Universiteti i Torontos.
Duket se Serbia e ka nuhatur me saktesi kete thember te Akilit te Kosoves. Vete fakti i "mirepritjes" se pranise se huaj mbisovrane, defton se nuk ka kurrfare shtetezimi juridik te Kosoves. Sic e pat permbledhur me mendjemprehtesi nje analist: "shpallje e pavaresise dhe moratorium (pezullim) juridik i saj". Meqe nuk ekziston kurrfare perkufizimi juridik i Kosoves se brendshmi, atehere i lihet Serbise pacenueshem e drejta per disponimin e pasurive minerare dhe ujore te Kosoves neper hapesirat te cilat kontrollohen prej strukturave paralele. Jo rastesisht, Serbia gjate negociatave kishte zbatuar nje strategji te trefishte: permes decentralizimit i ka zgjeruar territoret e komunave serbe, zgjerim i cili ka perfshire pika te pervecme strategjike malore (Karadaku jugor, Mali Mokna), vendburime minerare (Trepca, Kishnica) dhe resurse te tera ujore (Liqeni i Ujmanit (Gazivoda) ne veriperendim te Kosoves si dhe rrjedhen e lumit Gracanka qe furnizon liqenin e Badocit).
Rrafshi i Kosoves ne teresi perfshin nje siperfaqe prej 6580 km2 ose 60% e territorit te Kosoves, ku sipas regjistrimeve dikurshme te vitit1981, kishte mbi 950000 banore me nje dendesi prej 144 banore per km2. Sa i perket hartes hidrografike, Rrafshi i Kosoves ka nje rrjet te varfer ujerash. Lumi kryesor eshte Sitnica, dege e Ibrit, e gjate 90 km, me nje prurje te paket ujerash. Vetem gjate muajve te nxehte te veres, niveli i ujit ne Sitnice zbret ne 2,5m3/s qe perfaqeson gati nje tharje te saj. Uji i ketij lumi eshte i paperdorshem si rrjedhoje e deponimit te pafre te mbeturinave dhe ujerave te zeza. (Ne vitet e fundit si pasoje e mbizoterimit te temperaturave te larta, eshte verejtur nje mungese marramendese e ujit kudo neper Ballkan).
Pra, ne Rrafshin e Kosoves ku eshte perqendruar dendesisht pjesa me e madhe e popullsise se Kosoves, niveli i ujerave ne liqenet artificiale te Batllaves dhe Badocit ka zbritur per disa metra. Por Serbia ka vene ne dyshim edhe liqenin me te rendesishem artificial ne Kosove, ate te Ujmanit ne komunen e Zubin Potokut. Liqeni artificial i Ujmanit (85% e te cilit gjendet ne Kosove) grumbullon 390-410 milione m3 uje, sasi e cila eshte pakrahasimisht me e madhe se te gjitha liqenet e tjera artificiale ne Kosove (liqeni i Batllaves njeson rreth 40 milione m3 uje, kurse Radoniqi 113 milion m3 uje).
Uji i liqenit te Ujmanit pos qe shfrytezohet per pije, shfrytezohet edhe per ujitjen e 20000 ha toke bujqesore dhe vecmas per komplekset elektroenergjetike ne Kastriot (rreth 130 milione m3 uje). Ne rast te nderprerjes se ujit i cili sherben per sistemet e ftohjes dhe avullimit ne termocentralet A dhe B vendi do te perballej me nje katastrofe te papare. Krejt kjo varesi nga liqeni i Ujmanit, ka bere qe Serbia me kohe ta fuse ne kontrollin e saj kete liqen, ndonese nuk e ka deklaruar zyrtarisht. Ne kete avaz per gjendjen hidrografike, Serbise i mundesohet nje pozicion i serte politik i cili shqiptaret do t'i sprapste ende pa perdorur mjetet tjera.
Zedhenesi i KFOR-it i pat deklaruar agjencise Reuters se "KFOR-i do t'i siguroje te gjitha pikat strategjike", duke perfshire edhe Ujmanin per te cilin deklaroi se "jemi duke e monitoruar". Po pra: jane duke e monitoruar. Vetem kaq! Monitoronin edhe atehere kur strukturat paralele zbuan me dhune mijera shqiptare nga veriu i Mitrovices. Kane monitoruar edhe djegiet e pikave doganore ne Baje dhe Jerinje. Kane monitoruar edhe 'kufijte me te sigurt ne Ballkan', ne Mutivode, ku rezervistet serb plagosen 19 pjesetare te SHPK-se. E c'pune tjeter kryen KFOR-i pervecse ben sehir?
Duke mos pasur nje gjitheshtrirje te juridiksionit te 'pavaresise', pervec atij te BE - se, Serbia do te luaje "cic-mic" me rubinetin e ujit. Kjo vecse fortifikon komunat serbe te cilat do te kishin furnizim te rregullt me uje te pijshem, kurse komunat shqiptare nje furnizim i cili cdo here po vihet para sprovave dhe pikepyetjeve te medha. Vetem verejeni se cfare epersie gezon komuna e Gracanices ndaj asaj te Prishtines; neper territorin e Gracanices kalon lumi Gracanka, damari kryesor i cili e furnizon liqenin e Badocit. Cka do te ndodhte sikur komuna e Gracanices e pushtetezuar me autoritet te hekurt te bllokonte lumin e Gracankes? Nje krize e vertete uji.
Dikur Serbia pushtonte permes armates, akademise dhe kishes ortodokse pansllaviste, ndersa tani ka vene ne perdorim artilerine e quajtur hidropolitike aq e paverejtur nga te palodhshmit monitorues nderkombetare te cilet duartrokasin se Serbia po e "demokratizon" veten. Vetem ne javet pasuese te 17 shkurtit, ne Beograd u dogjen disa ambasada shtetesh perendimore, per te cilat u reagua ne menyre tragjikomike nga Perendimi. Pastaj BE-ja sec ndante pleqesine: "Eja e nenshkruaj Marreveshjen per Stabilizim-Asocim". Nderkaq, kete rast te arrire per t'i dhene nje shkelm politik Serbise, deputetet e parlamentit te Kosoves e "shfrytezonin" duke miratuar brenda nje ore, plot dhjete ligje nga Pakoja e Ahtisarit. Keta politikane asnjehere te vetme nuk konsideruan faktin se shume me e vlefshme do te ishte ngritja e zerit per mbrojtjen me cdo kusht te resurseve ujore te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›