E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjenca e Lezhës, fluks vizitash në ditët e para të vitit

Situata gjatë dhe pas festimeve të natës së ndërrimit të viteve në rrethin e Lezhës nuk është shoqëruar me të plagosur, ndërsa ka patur një fluks urgjencash të intoksikuarish që ka arritur deri në 50 shtrime në ditë. Në urgjencën e spitalit të këtij qyteti bëhet e ditur se gjithçka ka qënë normale, dhe se falë gadishmërisë dhe masave të marra është bërë e mundur që pas mjekimit të gjithë pacientët të largohen nga ky spital. Sipas shefes së urgjencës Valbona Prenga në këtë spital nuk është paraqitur asnjë rast i dëmtimit me fishekzjarre, çfarë do të thotë se qytetarët janë treguar të kujdesshëm gjatë përdorimit të tyre.
Fatmirësisht dhe gjatë këtyre festimeve nuk ka patur asnjë aksident me pasoja, duke u përsëritur në këtë mënyrë situata e një viti më parë. Fakt i kësaj situate duket që janë bërë masat shtrënguese të marra nga seksioni i qarkullimit rrugor në Lezhë, i cili ka vijuar monitorimin e të gjithë akseve problematike, por jo vetëm, pasi patrulla ka patur edhe në akset dytësore dhe ato që lidhen me zonat rurale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›