Urgjenca për një Muze të Artit

Galeria e Arteve e Kosovës do ta mbyllë ekspozitën e saj “Koleksioni” pas pak ditësh. Punimet e artistëve të brezave të ndryshëm të Kosovës do të kthehen në depon e këtij institucioni, për t’u mos u parë më për disa vite të tëra.
Serinë e radhës së ekspozitës “Koleksionit” do ta shohim vitin që vjen, sepse janë edhe 600 punime tjera që presin t’i tregohen publikut.
Ky mos pasqyrim i përhershëm i fondit të Galerisë së Arteve të Kosovës, ka hapur edhe një herë temën e krijimit të një Muzeu të Artit apo edhe të Muzeut Bashkëkohorë të Kosovës.
Iniciativa për ta pasur një Muze ishte marrë shuam vite më parë, derisa projekti i objekti ekziston dhe rri diku në Ministrinë e Kulturës.
“Galeria do të ekspozojë veprat e përzgjedhura të Koleksionit një herë në vit, derisa të bëhet një zgjidhje e përhershme e kësaj problematike. Nevoja për ndërtimin e një objekti i cili, sido që të emërtohet - Muze i Artit apo Muze i Artit Bashkëkohor, është vitale dhe e domosdoshme dhe si e tillë e padiskutueshme”, thotë Fahredin Spahiu, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës.
"Koleksioni", sipas Spahiut, ka ringjallë zërat e komunitetit artistik të Kosovës, që bëjnë thirrje tek institucionet qendrore të Kosovës që ta zgjidhin këtë problem apo të paktën ta fusin në radhën e problemeve të kësaj shoqërie.
Sipas tij ky duhet të ishte prioriteti. “Unë e di se ekziston një projekt i Muzeut të Artit, në sirtarët e Ministrisë për Kulturë, i cili ishte shpallur si fitues në një konkurs të hapur në vitet e pasluftës. Një kohë dihej se realizimit të këtij projekti i ishte caktuar dhe një lokacion destinimi i të cilit ishte ndërruar brenda nate, pa asnjë konsultë paraprake dhe sot, në atë vend ne mund të shohim se si po ndërtohet një objekt universitar”, shpjegon ai.
Ditë më parë analisti Shkelzen Maliqi në një opinion të tij kishte bërë një propozim që objekti “Gërmia”, që tashme shfrytëzohet nga Ministria e Shërbimeve Publike, të shndërrohet në një objekt të tillë.
Ndërsa Spahiu është kundra këtij propozimi që ka bërë Maliqi, duke thënë se vetëm ideja do të zvarrisë punë.
“Mendoj se idetë si kjo për "Gërminë" dhe ajo për "Unionin" vetëm sa do ta zvarrisin zgjidhjen përfundimtare të problemit. Objektet si këto por dhe ndonjë tjetër që dikur ishin pronë shoqërore administrohen nga AKM-ja dhe ato presin të kalojnë në duart e ndonjë individi që i ‘thanë paret’”, shprehte Spahiu.
Sipas tij objektet e tilla do të duhej të ri- destinoheshin fizikisht për nevojat e reja dhe kjo kërkon shpenzime plotësuese dhe rreziku që këto objekte nuk do të mund të riadaptoheshin kurrë për nevojat e një Muzeu të Artit Bashkëkohor.
“Pra, unë mendoj se zërat që bëjnë thirrje apo idetë e tyre edhe i ofrojnë përmes ditoreve tona, është mirë të orientohen kah kërkesa për ndërtimin e një objekti arkitektonik modern i cili do të përmbushte, për një afat të gjatë, të gjitha kërkesat e promovimit, ekspozimit, ruajtjes dhe restaurimit të vlerave të Artit Pamor në Kosovë” , tha në fund Spahiu.
Ndërsa artisti Alban Muja, pëlqen idenë që GAK ta hapë fondin e saj dhe sipas tij pikërisht ky ekspozim i këtyre veprave ka plotësuar edhe më shumë kërkesën e gjetjes së një hapësire për një ekspozite permanente.
“Shumica e këtyre veprave sikurse edhe autorët e tyre kanë qenë të panjohura për audiencën kosovare. E kur i shtohet kësaj edhe shumë vepra të tjera mendoj që është gjynah që këto vepra prapë të kthehen në depo dhe të mbyllen dhe mos shihen edhe për disa vite të tjera”, tha Muja.
Se a duhet të jetë një ndërtesë e re apo një modifikuar sipas Mujës mbetet të diskutohet.
“Por po qe se nuk janë mundësitë për një ndërtesë të re duhet të përshëndesim propozimin e para disa javëve të Shkelzen Maliqi”, u shpreh Muja.
“Shembulli më i mirë do të ishte Zagrebi, i cili me ndërtimin e një Muzeu të Artit Bashkëkohorë jo vetëm qe ka pas një ndikim të jashtëzakonshëm në edukimin e shoqërisë me artin bashkëkohor dhe ka bërë ketë qytet një qendër të artit në rajon por i ka sjell qytetit edhe shumë përfitime financiare”, tregoi Muja në fund.
Profesori dhe artisti Mehmet Behluli po ashtu thotë se është koha e duhur që të ndërtohet një muze i artit por i përmasave reale e jo sikurse projekti megaloman i Operës dhe Baletiti.
“Është natyrshme unë jam për ndërtim por jo në formën si po don të bëhet objekti i Operës dhe Baletit. Jo pse nuk kam qejf, por thjesht është një strategji e gabuar”, tha Behluli për Express.
Behluli përveç krijimit të Muzeut të Artit thotë se duhet të krijohet edhe një rrjet më i madh i galerive dhe fondi i tyre të derdhet në një muze.
“Përndryshe prej tërë sistemit të artit funksionojnë vetëm artistët, fatkeqësisht jo në vendin tonë por jashtë duhet të ekspozojnë”.