Urgjencat, kerkohet rajonalizimi i sherbimit
Sherbimi i ofruar ne urgjenca ka nevoje qe te riorganizohet per te permiresuar cilesine kundrejt shendetit te pacienteve. Per kete Autoriteti Rajonal Shendetesor ka propozuar qe te shkohet drejt rajonalizimit te sherbimeve te ofruara ne urgjenca. Kjo pasi nje e vetme nuk mund te mbuloje nje popullate te madhe sic eshte ajo e kryeqytetit sot. Sipas drejtorit te ASHR-se, urgjenca e vetme e Tiranes per ambientet qe ka, per vendndodhjen, ne kushtet e shtrirjes se madhe qe ka sot kryeqyteti, e ka te pamundur qe te ofroje nje sherbim komfort per qytetaret. Kjo pasi prej vitesh aplikohet sistemi i vjeter i sherbimit. "Qe nga ajo kohe nuk eshte bere riorganizim tjeter, pavaresisht pajisjeve dhe furnizimit me mjetet e domosdoshme nga ana jone, pasi ky sherbim ka qene ne gjendje te keqe, deri ne mungesa te oksigjenit, defribilatoreve etj", shprehet Mehill Gecaj. Propozimi perkates i eshte derguar Ministrise se Shendetesise. Shkak per kete ndryshim eshte bere veshtiresia e raportuar nga mjeket ne lidhje me mberritjen ne vendin e kerkuar sipas urgjencave, ku trafiku shpesh here eshte i renduar, ndersa shtrirja gjeografike e popullates eshte shume e madhe. Keshtu qe rajonalizimi i urgjences do te mbulonte me mire kerkesat dhe nevojat e pacienteve ne cdo rast. Nuk dihet ende se cila do te jete pergjigja e dikasterit qendror, por gjithsesi specialistet kembengulin per shtrirjen e ketij sherbimi ne zona te ndryshme te Tiranes ne menyre qe te perballohet fluksi i pacienteve.