Kuvendi i Kosoves, denim krimeve gjate regjimit komunist
Edona Peci
Kuvendi i Kosoves pritet qe ne nje nga seancat e radhes te miratoje nje rezolute, permes se ciles denohen krimet e bera ne Kosove gjate regjimit komunist te ish-Jugosllavise. Deputetet kete e vleresojne edhe si deshmi per synimin e vendit drejt BE-se. Deputetet e Kuvendit te Kosoves e vleresojne si akt te rendesishem dhe te domosdoshem nxjerrjen e nje rezolute, me te cilen denohen krimet qe ish-regjimi komunist i Jugosllavise ka bere ne Kosove gjate viteve 1945 deri me 1999. Ata thone se nxjerrja e nje rezolute te tille, ndonese nuk mund te kete ndikim praktik, te pakten teorikisht deshmon synimin e vendit per te hequr dore nga e kaluara, duke shkuar drejt nje sistemi te mirefillte demokratik.
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves, i cili kishte iniciuar kete kerkese, Rame Buja, vlereson se rezoluta do te sherbeje si mjet per te denuar para opinionit njerezit e perfshire ne krimet e bera gjate periudhes komuniste ne vend.
"Do te bejme krejt te mundshmen qe shoqeria e kaluar e komunizmit te ndeshkohet ne formen me te mire te mundshme te kesaj logjike. Nuk eshte qe mund te beje dicka praktike, por ne aspektin teorik kjo do t'u rikujtoje njerezve - gjithsesi po", tha Buja.
Sipas deputetit Buja, rezoluta do te deshmonte synimin e Republikes se Kosoves per t'u integruar ne strukturat euroatlantike. "Eshte ne vazhden e pershkallezimit pozitiv edhe ne deklarimet, si dhe ne veprimet konkrete, per te shkuar drejt Evropes dhe nje sistemi te ri demokratik te mirefillte", shtoi ai.
Bashkimi Evropian u kishte kerkuar te gjitha shteteve qe synonin anetaresimin ne BE, e qe dikur kishin qene pjese e ish-Jugosllavise, hartimin e nje rezolute, permes se ciles denohen veprimet e regjimit komunist ndaj popullit te vendit perkates.
Nenkryetari i partise opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, mendon se rezoluta qe do te nxjerre legjislativi kosovar mbi kete ceshtje, duhet te jete ne perputhje edhe me rezolutat e shteteve te tjera, te cilat kane krijuar nje dokument te tille. "Kuvendi i Kosoves ka pasur nje obligim qe te nxjerre nje rezolute te tille, duke u bazuar edhe ne te gjitha vendet post-komuniste, te cilat kane denuar krimet qe kane ndodhur. Prandaj, nxjerrja e nje rezolute te tille eshte shume e arsyeshme, madje eshte dashur te behet edhe me heret", vleresoi Isufi.
Komisioni per Legjislacion dhe Kushtetute i Kuvendit te Kosoves do te jete pergjegjes per hartimin e rezolutes, e cila pritet te shqyrtohet edhe ne nje nga seancat e ardhme te ketij institucioni. Keshilli i Evropes, ne vitin 2006, kishte miratuar nje rezolute te ketij lloji, sipas se ciles denoheshin sulmet kunder rreth 100 milione viktimave te sistemit komunist ne mbare boten.
REL