E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shteti i Kosoves, i pashmangshem"

Martti Ahtisaari

Laureat i Cmimit Nobel 2008

Ish-presidenti finlandez, qe e fitoi cmimin Nobel per Paqe, per ndermjetesimin e tij ne Kosove dhe per konfliktet e tjera ne mbare boten, Martti Ahtisaari, tha se Serbia nuk do te kete opsion tjeter, por ta njohe shtetin e ri ballkanik. Ne intervisten per gazeten, Martti Ahtisaari, 71vjecar, tha se nuk eshte e rendesishme qe Kosova deri tash eshte pranuar vetem nga 51 shtete, nga 192 sa jane sot ne bote. Kjo eshte me pak e rendesishme kur te kihet parasysh mundesia ekonomike e vendeve qe e njohen Kosoven, perfshire Shtetet e Bashkuara dhe pjesen me te madhe te vendeve te Evropes Perendimore.

"Me te vertete nuk eshte e rendesishme nese Paraguai nuk e ka njohur", tha Ahtisaari.

"Me teper se 65% e te pasurve te botes e ka pranuar Kosoven. Kjo ka rendesi", tha Martti Ahtisaari.

Ai kishte derguar mesazhe private te te gjitha palet, menjehere pasi e kishte marre rolin e ndermjetesuesit, se largimi i Kosoves nga Serbia ishte i paevitueshem.

"Ne driten e asaj qe kishte ndodhur ne Kosove, kthimi i Kosoves nen Serbi nuk ishte opsion i qendrueshem", tha Ahtisaari dhe shtoi se "prej marsit te vitit 2006, askush nuk duhet te kishte iluzion se cfare do te ishte plani im".

Ahtisaari i hodhi poshte paralelet e Kosoves me Gjeorgjine, duke thene se "ne e beme Kosoven brenda kornizes se Kombeve te Bashkuara. Ne Gjeorgji as nuk kishte perpjekje".

Sipas Ahtisaarit, "ju nuk mund te beheni vend i pavarur dhe te beni cfare te doni, edhe nese ju jeni Rusia"

"The Guardian"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›