Urgjent - PS hyn në Kuvend, nisi seanca

Në brendësi, fishë teknike me listën e plotë të deputetëve
Tiranë, 25 shkurt, NOA Me disa minuta vonesë, ka nisur seanca e sotme parlamentare, e para që nga nisja e legjislaturës së re, me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste. Pjesa më e madhe e 64 deputetëve të opozitës kanë mbërritur në sallën e seancës plenare, duke i dhënë kështu fund bojkotit kuvendor.
Në seancë marrin pjesë veç kryeparlamentares Jozefina Topalli, edhe kryeministri Sali Berisha, zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Seancën e hapi kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo tha se çel këtë seancë për të përshëndetur përzemërsisht hyrjen e PS në Parlament. Topalli tha se përshëndeste dhe vendimin e mbrëmshëm të Grupit Parlamebntar të PS për të ndalur bojkotin.
Kurse i premtoi deputetëve të opozitës se do të krijojë hapësira të mjaftueshme për ta.
Në fjalën e saj, Topalli tha se e çelte këtë seancë për të përshëndetur përzemërsisht hyrjen në Parlament të opozitës shqiptare, e të shpreh vlerësimin tim më të mirë për vendimin që opozita mori dje në grupin e saj parlamentar, për të ndërprerë bojkotin e për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Unë personalisht kam patur gjithnjë besimin dhe bindjen se kolegët e mi socialistë, në emër të interesit më të mirë të qytetarëve që përfaqësojnë, e të forcës politike që i përkasin do të merrnin vendimin që morën mbrëmë, në respekt të mandateve të tyre, por edhe si rrugën më të mirë për të dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në proçeset integruese të vendit, - ka përfunduar Topalli.
Më tej, bazuar në rregulloren e Kuvendit, nisi betimi i deputetëve.
Betimi i plotë u lexua nga Topalli: Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.
Më tej, Topalli nis sipas rregullores të thërrasë një për një deputetët që bëjnë betimin.
Fishw teknike:
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" 70 mandate, përkatësisht:
Partia Demokratike 68 mandate
Partia "Për Drejtësi dhe Integrim" 1 mandat
Partia Republikane Shqiptare 1 mandat
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 4 mandate, përkatësisht:
Partia "Lëvizja Socialiste për Integrim" 4 mandate
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 66 mandate, përkatësisht:
Partia "Bashkimi për të Drejtat e
Njeriut" 1 mandat
Partia Socialiste e Shqipërisë 65 mandate
Lista emërore e deputeteve të zgjedhur sipas qarqeve
QARKU BERAT
Nr. Emri Atësia Mbiemri Subjekti Zgjedhor
1 Erion Mirdash Braçe Partia Socialiste e Shqipërisë
2 Ermonela Koço Felaj Partia Socialiste e Shqipërisë
3 Fidel Bahir Ylli Partia Socialiste e Shqipërisë
4 Genc Stefanaq Pollo Partia Demokratike
5 Lefter Novruz Maliqi Partia Demokratike
6 Marko Naum Bello Partia Socialiste e Shqipërisë
7 Mehmet Veip Xheka Partia Demokratike
8 Nasip Qani Naço Lëvizja Socialiste për Integrim
QARKU DIBËR
Nr. Emri Atësia Mbiemri Subjekti Zgjedhor
1 Bedri Selman Hoxha Partia Demokratike
2 Jemin Ramadan Gjana Partia Demokratike
3 Qemal Tahir Minxhozi Partia Socialiste e Shqipërisë
4 Sadri Ismail Abazi Partia Socialiste e Shqipërisë
5 Selami Eqerem Xhepa Partia Demokratike
6 Sherefedin Hamit Shehu Partia Demokratike
QARKU DURRËS
Nr. Emri Atësia Mbiemri Subjekti Zgjedhor
1 Albana Sadik Vokshi Partia Demokratike
2 Blendi Pellumb Klosi Partia Socialiste e Shqipërisë
3 Eduard Ismail Halimi Partia Demokratike
4 Ferdinand Mynyr Xhaferri Partia Demokratike
5 Gazmend Nuri Oketa Partia Demokratike
6 Gazmir Halo Bizhga Partia Socialiste e Shqipërisë
7 Hazir Sadri Gashi Partia Socialiste e Shqipërisë
8 Igli Latif Cara Partia Demokratike
9 Klodiana Fatmir Spahiu Partia Socialiste e Shqipërisë
10 Lefter Haki Koka Lëvizja Socialiste për Integrim
11 Osman Nazmi Metalla Partia Demokratike
12 Rudina Ibrahim Seseri Partia Socialiste e Shqipërisë
13 Ylli Islam Lama Partia Demokratike
QARKU ELBASAN
Nr. Emri Atësia Mbiemri Subjekti Zgjedhor
1 Adriana Hajredin Gjonaj Partia Demokratike
2 Agim Sali Leka Partia Socialiste e Shqipërisë
3 Ardian Zenelabedin Turku Partia Demokratike
4 Damian Lek Gjiknuri Partia Socialiste e Shqipërisë
5 Dashnor Riza Sula Partia Demokratike
6 Ilir Tomorr Bejtja Partia Socialiste e Shqipërisë
7 Luçiano Dhimiter Boçi Partia Demokratike
8 Lulezim Xhelal Basha Partia Demokratike
9 Rrahim Xhevit Çota Partia Demokratike
10 Shegush Osman Ligori Partia Socialiste e Shqipërisë
11 Skender Adem Hasa Partia Socialiste e Shqipërisë
12 Sybi Reshit Hida Partia Demokratike
13 Taulant Kasem Balla Partia Socialiste e Shqipërisë
14 Valentina Abedin Leskaj Partia Socialiste e Shqipërisë
QARKU FIER
Nr. Emri Atësia Mbiemri Subjekti Zgjedhor
1 Albert Nikollaq Çaçi Partia Socialiste e Shqipërisë
2 Arben Kristaq Çuko Partia Socialiste e Shqipërisë
3 Armando Nikolla Subashi Partia Socialiste e Shqipërisë
4 Bashkim Muhamet Fino Partia Socialiste e Shqipërisë
5 Dritan Vlash Prifti Lëvizja Socialiste për Integrim
6 Enkelejd Lutfi Alibeaj Partia Demokratike
7 Ermelinda Ahmet Meksi Partia Socialiste e Shqipërisë
8 Ervin Agim Koçi Partia Socialiste e Shqipërisë
9 Fatos Asllan Beja Partia Demokratike
10 Fatos Banush Tushe Partia Socialiste e Shqipërisë
11 Gramoz Kaso Ruci Partia Socialiste e Shqipërisë
12 Ilir Andrea Bano Partia Demokratike
13 Mesila Fatmir Doda Partia Demokratike
14 Piro Dano Lutaj Partia Socialiste e Shqipërisë
15 Sokol Vangjel Olldashi Partia Demokratike
16 Vasillaq Kiv Ngresi Partia Demokratike
QARKU GJIROKASTËR