E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urimet e Krishtlindjeve bashkojnë përfaqësues të spektrit politik

Festën e Krishtlindjes e kanë uruar edhe përfaqësues të tjerë të politikës, ministra, deputetë dhe pjesëtarë të Trupit diplomatik në vendin tonë. Urimet për këtë festë kanë shërbyer në një farë mënyre për të bashkuar në një zë përfaqësues të të gjithë spektrit politik në vend. Urime për ditën e Krishtlindjes janë bërë nga një grup deputetësh socialistë: Mimi Kodheli, Besnik Baraj etj.; nga Selia e shenjtë katolike në Tiranë, Katedralja e Shën Palit. Në urimin e saj deputetja Mimi Kodheli uroi për paqe dhe begati ndër të gjithë shqiptarët. Po ashtu, vizita dhe urime nga Selia e shenjtë katolike kanë bërë edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe ish-presidenti Rexhep Meidani. Ndërkohë, urime për ditën e Krishtlindjes janë përcjellë edhe nga Trupi diplomatik në vendin tonë. Kështu, ambasadori i Shteteve te Bashkuara në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, zhvilloi dje një vizitë në Katedralen e Shën Palit, ku u takua me Imzot Rrok Mirditën. E veçanta e kësaj vizite ishte se ambasadori Arvizu në ditën e shenjtë të Krishtlindjes i uroi besimtarët e krishterë së bashku me të bijën që e shoqëronte në këtë vizitë. Gjithashtu nga Katedralja e Shën Palit, ka uruar besimtarët e krishterë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth. Të dy ambasadorët kanë uruar paqe dhe harmoni për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›