Fiter Bajrami, festime në të gjitha qytetet e vendit

Festa më e shënuar e besimtarëve myslimanë, është festuar në mbarë vendin. Përvec faljes së Namazit në xhamitë e qyteteve, për këtë festë ka patur edhe simbolika të vecanta. Kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, për të festuar me besimtarët përgatiti një tortë 15 m në simbolin e një feste ku të bashkohen të gjithë besimtarët e Kavajës.
Edhe në qytetin e Elbasanit, qindra besimtarë myslimanë janë faluar në sheshin kryesor te qytetit përpara kalasë. Ndërkaq dhe në qytetin e Fierit besimtarët janë falur pranë xhamisë së qytetit, ndërsa myftiu Karafil Mane ka uruar besimtarët.
Në mbarë vendin, besimtarët festojnë Fiter Bajramin. Kjo është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Në këtë ditë, besimtarët muslimanë solidarizohen me të varfërit duke u dhënë lëmoshë dhe ndihma ushqimore. Pas faljes besimtarët bëjnë vizita familjarësh dhe miqsh, si shenjë e respektit dhe mirëkuptimit.