E Diel, 1 Nëntor 2026

“Uroj që Shqipëria ta arrijë këtë vit, Kosova ka kritere për të përmbushur”

15/01/2010  Eurodeputetja Fajon flet për liberalizimin e vizave
Eurodeputetja slovene Tanja Fajon shpreson se Shqipëria do të hyjnë në procesin e liberalizimti të vizave këtë vit, ndërsa shprehu keqardhjen që ajo se bashku me Bosnjën nuk u përfshinë në të ashtuquajturën “listë e bardhë e vizave” që në korrik të vitit të kaluar. Ndërsa për Kosovës ajo vlerëson se është ende larg marrjes së një udhërrëfyesi nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave, por shfaqi shpresën e saj se Komisioni Evropian do të fillojë së shpejti një lloj dialogu edhe me Prishtinën për këtë proces. Fajon gjatë një interviste për BBC-në tha se statusi i pazgjidhur i Kosovës për 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, do ta vështirësojë rrugën për të gjetur zgjidhjen për qytetarët e Kosovës.
Mendoni se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të vështirësohet në këtë periudhë, kur me BE-në kryeson Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e saj.
Ju e dini se Parlamenti i Evropës në nëntorin e kaluar i dha një mbështetje të fuqishme edhe përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimti të vizave. Ne i bëmë thirrje edhe Këshillit, por edhe Komisionit se është e domosdoshme që ta marr parasysh edhe Kosovën dhe të gjejë një zgjidhje edhe për qytetarët që jetojnë në Kosovë. Kjo sepse ajo nuk mund të mbetet një lloj vrime e zezë në Ballkanin Perëndimor.
Nga mesi i këtij viti Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina pritet të hyjnë në këtë proces.
- Sa kohë do të marrë për Kosovën kjo?
- Kam shprehur keqardhjen time që në korrik të vitit të kaluar, kur Shqipëria dhe Bosnja nuk u përfshinë në të ashtuquajturën ‘listë e bardhë e vizave’. Por më erdhi mirë kur pashë se të paktën tri vendet e tjera fqinje e morën këtë regjim të vizave. Unë shpresoj se Shqipëria dhe Bosnja do të hyjnë në këtë proces të lehtësimit të vizave këtë vit. Po ashtu shpresoj se do të fillojë një proces këtë vit për ta përfshirë Kosovën në liberalizim të vizave.
- Kur do të nisë dialogu i BE-së për vizat edhe me Kosovën, nga fundi i vitit, vitin e ardhshëm?
- Është e vështirë të thuhet kur dhe u takon autoriteteve të Komisionit Evropian që të bëjnë propozimin. Unë vetëm mund të përsëris se Parlamenti i Evropës i dha një mbështetje të fuqishme që të fillojë dialogu për vizat dhe të përfshihet edhe Kosova në proces. Dhe unë do ta mbështes këtë edhe në të ardhmen.
Mbështetja
Unë dhe Parlamenti do të bëjmë çdo gjë të mundur që të sjellim qytetarët e Kosovës më afër BE-së, por ka shumë probleme dhe kritere për të përmbushur nga ana e kosovarëve dhe udhëheqësve përgjegjës në rajon. Unë shpresoj se Komisioni do të fillojë një lloj dialogu për të përfshirë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Kushtet
Ju me të drejtë e përmendët presidencën spanjole të Bashkimit Evropian dhe frikën që ekziston. Por mendoj se presidenca spanjole do të jetë e përkushtuar për procesin e zgjerimit. Mendoj se mjeti më i mirë është vazhdimi i reformave dhe ato nuk i bëni për përmbushur disa pritje të Bruskelit, por i bëni për qytetarët tuaj.
Garancia
E para mund të them se Kosova nuk është e përjashtuar, sepse BE-ja ka frikë edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën gjithashtu. Problemi kryesor është statusi i pazgjidhur i Kosovës. Sepse, siç e thashë, janë ende 5 anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Po kur procesi të fillojë, mendoj se duhet të këtë përgjegjësi nga të dyja palët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›