E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët dhurojnë nga pagat e tyre

15/01/2010  Përmbytjet
Grup mjekësh në gatishmëri për emergjencat
Një grup i gatshëm mjekësh do të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në rast të shfaqjes së problemeve në mungesa të shërbimeve shëndetësore për banorët e zonave të përmbytura në qytetin e Shkodrës. Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë hartuar një plan masash për përballimin e çdo lloj emergjence mjekësore që mund të krijohet në këto zona, për të dërguar atje personel mjekësor në rast nevoje. Në varësi të situatave, personeli mjekësor, që është në gjendje gatishmërie këto ditë, përbëhet nga mjekë të përgjithshëm, mjekë kirurgë, reanimatorë, mjekë infeksionistë, infermierë si dhe specialistë të fushave të tjera. Përveç këtij detyrimi u është kukuar shefave të shërbimeve në pavijonet e QSUT-së që të hartohet edhe një listë tjetër e mjekëve apo personelit tjetër shëndetësor që duan të kontribuojnë financiarisht nga pagat e tyre (me vullnet të lirë) për t’u ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave. Në listën e shërbimit nuk do të përfshihen emrat e shefave dhe pedagogëve të Mjekësisë, të cilët ndihmën e tyre monetare do ta ofrojnë pranë këtij fakulteti. Konkretisht, sipas shkresës së shpërndarë në secilin pavijon, pohohet se në listat që do të mblidhen në secilin shërbim do të jenë emrat e personave që do të kontribuojnë së bashku me shumën përkatëse të përcaktuar nga vetë ata. Pas përcaktimit të këtyre listave fondet e ndihmës që do të shkojnë si ndihmë për banorët e zonave të përmbytura do të mbahen nga pagat mujore të personelit shëndetësor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›