Urtak Hamiti: Jam i pastër

Zëvendësambasadori i Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, ka mohuar të gjitha raportet e Policisë së Kroacisë, duke përfshirë këtu edhe raportimet mediave, se kinse kur është arrestuar ka qenë i dehur dhe është zvarritur nëpër rrugë.
Hamiti, të hënën ia ka dorëzuar raportin më shkrim Komisionit Funksional për Grada dhe Disiplinë.
Djali i i nënkryetarit të Kuvendit, Sabri Hamiti,ka raportuar përreth një orë para anëtarëve të Komisionit.
Burime të Indeksonline brenda këtij komisioni ka bërë të ditur se Hamiti, ka thënë se ndihet i pastër, dhe se ka kryer punën e tij ashtu siç duhet./Indeksonline/