E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Mourinho mbron Ronaldon


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mbrojtur bashkëkombasin e tij Cristiano Ronaldo pas kritikave të ashpra drejtuar atij me rastin e eliminimit të Portugalisë nga Botërori.

Ronaldo dështoi të tregonte formën më të mirë ndaj Spanjës, duke qenë në disa raste tejet egoist në veprime, gjë që zgjoi mjaft kritika të mediave portugeze që gjithë fajin ia hedhin Ronaldos. Megjithatë, në një intervistë për "Marca", Mourinho ka thënë se për eliminimin duhet të fajësohet i gjithë ekipi.

"Unë nuk do të lejoj që të gjitha përgjegjësitë t'i mbajë Ronaldo. Në ekipet e mia, kur fitojmë, fitojmë të gjithë dhe kur humbasim, humbas unë, kështu që Ronaldo mund të relaksohet dhe të kënaqet me pushimin e tij veror", tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›